Ofrohet vend pune Avokat/e
Zyrë avokatie në Tiranë ofron vend pune Avokat/e me kohë të plotë.
Kandidati duhet:
- të jetë i pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit të avokatit;
- të ketë së paku 1 vit eksperiencë pune në zyrë avokatie dhe të ketë përfaqësuar në gjykatë kryesisht çështje në sferën e së drejtës civile, përfshirë fazën e ekzekutimit të detyrueshëm të titujve ekzekutivë dhe çështje në sferën e së drejtës administrative, por pa u kufizuar në to;
- të dijë të hartojë aktet e nevojshme procedurale për procesin gjyqësor;
- të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
- të përdorë programet bazë kompjuterike (
Word, Excel
);
- të ketë lejedrejtim automjeti të kategorisë B;
- të karakterizohet nga etika profesionale dhe të jetë i komunikueshem me klientët.
Kushtet e punës:
- orari i punës është nga dita e hënë në ditën e premte, ora 08:30 - 17:00, me 30 minuta pushim dreke;
- dita e shtunë, dita e dielë dhe ditët e festave zyrare janë ditë pushimi;
- leja vjetore është 22 ditë pune, e shpërndarë gjatë vitit (
10 ditë pune në muajin gusht, 6 ditë pune në muajin nëntor dhe 6 ditë pune në muajin mars
);
- paga fillestare është 60 000 lekë në muaj, neto, me mundësi rritje pas muajit të tretë të punës, në bazë të rezultateve të arritura dhe performancës në punë;
- 3 muajt e parë janë kohë prove.
Personat e interesuar të dërgojnë CV-në dhe kualifikimet përkatëse në adresën postare elektronike
av.ervinhajdinaj [at] hotmail.com
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në e-mail për të marrë pjesë në një intervistë pune.