Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialiste Prokurimi

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Specialiste Prokurimi.
    Detyrat​
    Planifikimi dhe koordinimi i blerjeve në bashkëpunim me departamentet e shitjeve, magazinës dhe ekipin teknik.
    Identifikimi dhe vlerësimi i furnitorëve për pajisje elektrike, materiale teknike dhe produkte fotovoltaike.
    Kërkimi, krahasimi dhe analizimi i ofertave sipas çmimeve, cilësisë, specifikimeve teknike dhe afateve të furnizimit.
    Negocimi i çmimeve, kushteve të pagesës dhe dorëzimit me furnitorët.
    Përgatitja dhe ndjekja e porosive deri në mbërritjen e mallrave.
    Monitorimi i stokut dhe koordinimi me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
    Koordinimi me ekipin teknik për sigurimin e materialeve të nevojshme për projektet.
    Administrimi i dokumentacionit të blerjeve dhe bashkëpunimi me financën për faturat dhe pagesat.
    Trajtimi dhe zgjidhja e problematikave që lidhen me porositë dhe furnizimet.
    Kualifikimet​
    Eksperiencë e mëparshme në prokurime, blerje ose furnizime.
    Eksperienca në kompani që tregtojnë materiale elektrike, teknike ose industriale përbën avantazh.
    Njohuri mbi pajisjet elektrike dhe produktet fotovoltaike përbëjnë avantazh.
    Aftësi për analizimin e ofertave dhe krahasimin e kostove të blerjes.
    Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi me furnitorët.
    Njohuri të mira të Excel dhe aftësi për administrimin e dokumentacionit.
    Aftësi të mira organizative, saktësi dhe menaxhim të disa porosive njëkohësisht.
    Shënime​
    Orari: E hene – E premte, 08:00–16:00 | E shtune, 08:00–12:00.
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X