Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Kuzhinier/e me përvojë

    Me rrënjë nga bregdeti i Vlorës dhe me shtëpinë e re në zonën e Bllokut në Tiranë,
    Casa Mandarine
    përfaqëson elegancën, cilësinë e lartë dhe shijen e vërtetë të Mesdheut.
    Nëse e do mikpritjen dhe gastronominë e nivelit të lartë, kjo është mundësia jote për t'u bashkuar me ekipin tonë!
    Kuzhinier/e me përvojë​
    Qëllimi i pozicionit​
    Kuzhinieri/ja organizon punën në stacionin e caktuar dhe përgatit pjatat sipas recetave të restorantit, duke ruajtur cilësinë dhe prezantimin e tyre edhe gjatë orareve me fluks.
    Detyrat dhe përgjegjësitë​
    Përgatit përbërësit dhe organizon stacionin e punës përpara fillimit të shërbimit (
    mise en place
    ).
    Gatuan dhe prezanton pjatat sipas recetave, gramaturave dhe standardeve të përcaktuara nga kryekuzhinieri.
    Koordinon kohën e përgatitjes me stacionet e tjera, në mënyrë që porositë për të njëjtën tavolinë të dalin së bashku.
    Kontrollon freskinë e lëndëve të para dhe zbaton procedurat e etiketimit, ruajtjes dhe rotacionit të produkteve.
    Zbaton rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore, përfshirë procedurat për alergjenët dhe parandalimin e kontaminimit të kryqëzuar.
    Kontrollon porcionet, kufizon shpërdorimin e produkteve dhe njofton përgjegjësin për mungesat ose problemet me cilësinë.
    Mban të pastra pajisjet dhe sipërfaqet e punës dhe kryen detyrat e hapjes dhe mbylljes së stacionit.
    Kërkesat për pozicionin​
    Përvojë e mëparshme si kuzhinier/e në restorant, hotel ose kuzhinë profesionale.
    Njohuri të mira të teknikave të gatimit dhe aftësi për të menaxhuar në mënyrë të pavarur stacionin e caktuar.
    Aftësi për të organizuar disa porosi njëkohësisht dhe për të ruajtur cilësinë e pjatave gjatë fluksit.
    Njohuri të rregullave të higjienës, ruajtjes së ushqimeve dhe përdorimit të sigurt të pajisjeve të kuzhinës.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe gatishmëri për të punuar me turne, përfshirë fundjavat dhe festat, sipas grafikut.
    Formimi profesional në kuzhinë përbën avantazh.
    Cel. : +355685008888
Working...
X