Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Gjeodet

    Kompania
    Balfin Construction (ish Mane TCI)
    , pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi
    BALFIN
    është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
    Pozicioni:
    Inxhinier Gjeodet
    Departamenti:
    Teknik
    Vendndodhja:
    Green Coast, Palasë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë, GIS-it dhe projektimit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe piketimin në terren, në përputhje me projektin.
    Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
    Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të gërmimit dhe mbushjes.
    Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes, situacionet mujore dhe prerjet tërthore.
    Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse të referencës koordinative.
    Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe planifikon aktivitetet e tyre javore.
    Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo mospërputhjeve të mundshme në projekt.
    Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale të pajisjeve topografike.
    Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës.
    Edukimi
    : Të zotërojë diplomë universitare, dega Gjeodezi/ Gjeomatikë.
    Kërkesat e pozicionit
    :
    Të ketë minimumi 5 vite përvojë punë në fushën e matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve në terren.
    Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
    Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil 3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS.
    Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të koordinatave dhe datumet gjeodezike.
    Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e problemeve dhe në komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipet e projektit.
    Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë avantazh.
    Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
    Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të punuar në ekip.
    Çfarë Ofrojmë:
    Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
    Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
    Ditë shtesë pushimi.
    Shpërblime dhe vlerësime për performancën.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në
    LINK
    brenda datës 23 Nëntor 2026.
    Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X