Për një klient që ofron materiale dhe zgjidhje inovative për ndërtim dhe arkitekturë, Dimension HR po kërkon një Menaxher Shitjesh dhe Zhvillimi Biznesi. Produktet përfshijnë Stretch Ceiling (tavane të tendosura), Smart Film (film inteligjent për xhama) dhe zgjidhje të ngjashme për ambiente rezidenciale, tregtare dhe institucionale.
Personi në këtë pozicion do të fokusohet në rritjen e shitjeve, identifikimin e projekteve të reja dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata me arkitektë, studio projektimi, dizajnerë interieri, investitorë dhe kompani ndërtimi.
Qëllimi i pozicionit
Përgjegjës për rritjen e shitjeve, identifikimin e mundësive të reja të biznesit dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët. Roli kërkon njohjen e produkteve dhe përdorimit të tyre, prezantimin e zgjidhjeve të përshtatshme dhe ndjekjen e projekteve nga kontakti fillestar deri në përfundimin e realizimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Identifikon dhe kontakton klientë të rinj, përfshirë arkitektë, studio projektimi, dizajnerë interieri, investitorë dhe kompani ndërtimi.
Identifikon projekte ku mund të përdoren produktet e kompanisë dhe ndjek mundësitë për bashkëpunim.
Organizon takime, vizita në terren dhe prezantime të produkteve për klientët dhe partnerët.
Kupton nevojat e klientëve dhe, në bashkëpunim me ekipin teknik, propozon zgjidhjet e përshtatshme.
Përgatit oferta tregtare, negocion çmimet dhe kushtet e bashkëpunimit dhe ndjek ofertat deri në konfirmimin e porosisë.
Ndjek objektivat mujore dhe vjetore të shitjeve, duke respektuar politikat tregtare dhe marzhet e përcaktuara nga kompania.
Koordinon me ekipet teknike dhe të montimit për realizimin e projekteve sipas kërkesave të klientit, specifikimeve teknike dhe afateve të dakordësuara.
Mban marrëdhënie të vazhdueshme me klientët dhe koordinon trajtimin e kërkesave ose ankesave të tyre.
Njeh karakteristikat, përfitimet dhe mënyrat e përdorimit të produkteve dhe i shpjegon ato qartë te klientët.
Komunikon me furnitorët për çmimet, specifikimet, cilësinë dhe afatet e furnizimit.
Monitoron disponueshmërinë e produkteve dhe materialeve në bashkëpunim me strukturat përkatëse.
Ndjek zhvillimet e tregut, konkurrencën dhe produktet e reja që mund të përfshihen në ofertën e kompanisë.
Bashkëpunon me marketingun për katalogët, materialet prezantuese, demonstrimet dhe pjesëmarrjen në panaire apo aktivitete profesionale.
Raporton rregullisht mbi shitjet, takimet me klientët, ofertat e dërguara dhe projektet në ndjekje.
Kualifikimet dhe përvoja
Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
Eksperience 2-3 vjecare në shitje ose zhvillim biznesi në sektorin e ndërtimit, materialeve të ndërtimit, arredimit ose produkteve teknike.
Njohuri mbi tregun dhe bashkëpunimin me arkitektë, projektues dhe kompani ndërtimi.
Aftësi për të kuptuar specifikimet teknike dhe për t’i shpjeguar produktet në mënyrë të thjeshtë dhe bindëse.
Aftësi të mira negocimi dhe përgatitjeje të ofertave tregtare.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri të gjuhës angleze për komunikim me furnitorët ndërkombëtarë.
Gatishmëri për takime me klientët dhe vizita në terren.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën: **
rekrutime [at] dimensionhr.al
** Ju lutemi, specifikoni në subjektin e email-it titullin e pozicionit “Menaxher Shitjesh”
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension HR, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.