Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Bojaxhi Mobiljesh

    Met Engineering
    është pjesë e grupit të shoqërisë
    AGIKONS
    . Ne jemi në kërkim të një
    Bojaxhi Mobiljesh
    të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
    Detyrat
    Përgatitja e sipërfaqeve të mobiljeve,lyerje me patin.
    Lëmimi, pastrimi dhe trajtimi i sipërfaqeve.
    Përgatitja dhe aplikimi i bojës, llakut dhe materialeve të tjera të përfundimit.
    Përdorimi i pistoletës së bojës dhe mjeteve të punës, sipas eksperiencës.
    Bën kombinime të bojrave/lyen xhama
    Aplikon astarin dhe bojën poliuretanike
    Kualifikimet
    Të ketë eksperiencë në lyerjen e mobiljeve dhe elementëve prej MDF, MDF me rimeso dhe dru (kapakëve të kuzhinave, dollapëve etj).
    Të njohë procesin e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje (zmerilim, pastrim, stuko, primer).
    Të ketë eksperiencë në lyerjen e drurit me bojë uji.
    Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin
    067 206 4428
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons Sh.P.K
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Working...
X