Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune PËRGJEGJËS MONTIMI – PANELE FOTOVOLTAIKE

    PO REKRUTOJMË | PËRGJEGJËS MONTIMI – PANELE FOTOVOLTAIKE
    Vendndodhja: Kantiere në zona të ndryshme të Shqipërisë
    Sektori: Energji e Rinovueshme / Fotovoltaikë
    Për një nga kompanitë tona partnere në sektorin e energjisë së rinovueshme, jemi në kërkim të një Përgjegjësi Montimi (Kryepunëtor) me eksperiencë praktike në drejtimin e brigadave për montimin e strukturave mbajtëse dhe paneleve fotovoltaike.
    PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Organizimi dhe drejtimi i përditshëm i brigadës në kantier.
    Mbikëqyrja e montimit të strukturave mbajtëse dhe paneleve fotovoltaike sipas projektit.
    Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe respektimi i afateve.
    Planifikimi i nevojave për punëtorë, materiale dhe pajisje.
    Garantimi i zbatimit të rregullave të sigurisë në punë.
    Trajnimi dhe orientimi i punonjësve të rinj.
    Raportimi i progresit ditor dhe koordinimi me inxhinierin e kantierit.
    KRITERET E KËRKUARA:
    Eksperiencë si kryepunëtor ose drejtues brigade në montimin e sistemeve fotovoltaike.
    Njohuri praktike të proceseve të montimit, materialeve dhe pajisjeve.
    Aftësi për leximin e skicave dhe zbatimin e udhëzimeve teknike.
    Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
    Përgjegjshmëri për cilësinë, sigurinë dhe afatet e punimeve.
    Gatishmëri për të punuar në kantiere në zona të ndryshme të Shqipërisë.
    PËRBËJNË AVANTAZH:
    • Referenca nga projekte të mëparshme fotovoltaike.
    • Patentë drejtimi e kategorisë B.
    E RËNDËSISHME: Diploma universitare nuk është kusht. Vlerësohet veçanërisht eksperienca praktike dhe aftësia për të drejtuar ekipet në kantier.
    JENI GATI PËR NJË MUNDËSI TË RE PROFESIONALE?
    Dërgoni CV-në tuaj në:
    izabela.stefani [at] ktc.al
    Kontakt: 069 709 3131
Working...
X