Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet STUDENT ne Ekipin e Monitorimit te IT

    Ekipi i monitorimit të IT
    Je student me profil në IT? Bëhu pjesë e ekipit tonë të monitorimit!
    Përshkrimi:
    Ekipi i monitorimit të IT-së është një
    ekip monitorimi 24/7
    përgjegjës për monitorimin proaktiv të shërbimeve dhe aplikacioneve kritike. Ekipi siguron performancën optimale, disponueshmërinë dhe vazhdimësinë e biznesit, duke luajtur një rol jetik përmes vëzhgimit të sistemeve, reagimit ndaj alarmeve, përshkallëzimit të problemeve dhe koordinimit me kolegët e tjerë të IT-së.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Monitorimi i sistemeve dhe aplikacioneve si: kanaleve online të BKT, shërbimi i ATM, infrastrukturës së rrjetit dhe performancës së serverëve (CPU, memories dhe hapësirës në disk).
    Reagimi i menjëhershëm ndaj alarmeve të sistemit, defekteve ose situatave emergjente dhe përshkallëzimi i tyre sipas rastit.
    Koordinimi dhe komunikimi me anëtarët e tjerë të ekipit për zgjidhjen e problemeve operacionale.
    Mbajtja e regjistrave dhe e evidencës për incidentet, problemet me performancën e sistemit dhe veprimet/ndërhyrjet e kryera.
    Kryerja e kontrolleve rutinë në platformat e monitorimit.
    Ndjekja e procedurave standarde të punës dhe e protokolleve të sigurisë.
    Dorëzimi i rregullt i detyrave ndërmjet turneve dhe informimi i kolegëve të turnit pasues për çdo problem në vazhdim.
    Mbështetja në zgjidhjen e problemeve dhe ofrimi i ndihmës për ekipin e menaxhimit të shërbimeve sipas nevojës.
    Kualifikimet dhe aftësitë:
    Student në shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike dhe teknologji të informacionit, ose në një fushë të ngjashme.
    Aftësi të mira kompjuterike dhe interes i mirëfilltë për monitorimin, rrjetet dhe mënyrën se si funksionojnë sistemet e IT.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira për të kuptuar dhe vlerësuar situatat.
    Komunikim i qartë dhe bashkëpunues me ekipin.
    Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis pune 24/7 me presion të lartë.
    Kushtet e punës:
    Ky pozicion kërkon punë
    me turne
    (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare) për të siguruar vazhdimësinë e biznesit dhe proaktivitetin.
    Bashkëpunimi me ekipet e IT-së në distancë dhe në vend.
    Puna në një mjedis të sigurt; vendndodhja e zyrës: BKT HO2, Mjull Bathore.
    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më
    17.11.2026 ne linkun:

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Working...
X