Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Specialist/e Marketingu

    Kastrati Group
    , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të biznesit në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, është në kërkim të një Specialisti/e Marketingu, me vendndodhje në Durrës, për kompaninë
    Kastrati Energy SH.P.K.
    , pjesë e Kastrati Group.Kastrati Group ushtron aktivitetin e tij në disa sektorë strategjikë, përfshirë energjinë, hidrokarburet, ndërtimin, shërbimet dhe tregtinë, duke ndërtuar ndër vite një histori të suksesshme zhvillimi dhe një pozicion të konsoliduar në tregun shqiptar dhe rajonal.
    1. QËLLIMI I POZICIONIT
    Specialistja e Marketingut është përgjegjëse për planifikimin, zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit të KASTRATI ENERGY SH.P.K., me qëllim promovimin e imazhit të kompanisë, rritjen e prezencës së markës në treg dhe mbështetjen e objektivave strategjikë dhe tregtarë të saj.
    Qëllimi kryesor i pozicionit është zhvillimi dhe zbatimi i strategjive dhe fushatave të marketingut, menaxhimi i komunikimit të kompanisë në kanalet digjitale dhe tradicionale, si dhe krijimi i materialeve promovuese që reflektojnë identitetin, vlerat dhe standardet e
    Kastrati Energy Shpk.
    Pozicioni kërkon njohuri dhe eksperiencë në marketingun digjital, krijimin e përmbajtjeve promocionale, organizimin e aktiviteteve dhe analizimin e rezultateve të fushatave të marketingut.
    2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
    Harton dhe zbaton plane dhe strategji marketingu në përputhje me objektivat dhe prioritetet e kompanisë.
    Planifikon, koordinon dhe realizon fushata promovuese dhe aktivitete marketingu për produktet, shërbimet dhe aktivitetin e kompanisë.
    Menaxhon dhe përditëson kanalet zyrtare të komunikimit të kompanisë, përfshirë rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të internetit.
    Krijon, koordinon dhe publikon përmbajtje promocionale, informuese dhe institucionale për platformat digjitale të kompanisë.
    Përgatit materiale marketingu dhe komunikimi, si prezantime, broshura, katalogë, postera, materiale grafike dhe materiale të tjera promovuese.
    Koordinon punën me agjencitë e marketingut, studiot kreative, kompanitë e reklamave dhe furnitorët e jashtëm.
    Monitoron performancën e fushatave të marketingut dhe analizon rezultatet përmes treguesve përkatës të performancës (KPI).
    Ndjek tendencat e tregut, aktivitetet e konkurrentëve dhe zhvillimet në fushën e marketingut, duke propozuar iniciativa të reja për promovimin e kompanisë.
    Kujdeset për ruajtjen dhe konsistencën e identitetit vizual dhe komunikimit të markës në të gjitha materialet dhe kanalet e komunikimit.
    Organizon dhe koordinon evente, aktivitete promocionale, panaire, prezantime dhe iniciativa të tjera të kompanisë.
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për identifikimin e nevojave për materiale promocionale dhe aktivitete marketingu.
    Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet e realizuara, rezultatet e fushatave dhe performancën e kanaleve të komunikimit.
    Administron dhe monitoron buxhetin e aktiviteteve të marketingut, duke siguruar përdorimin efektiv të burimeve të miratuara.
    3. ARSIMIMI, PËRVOJA DHE KUALIFIKIMET
    Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 3 (tre) vite eksperiencë pune në fushën e marketingut.
    Preferohet eksperiencë në marketingun e kompanive që operojnë në sektorin energjetik, tregtar, industrial ose në sektorë të ngjashëm.
    Preferohen certifikime ose trajnime profesionale në Digital Marketing, Google Ads, Meta Ads ose fusha të ngjashme.
    Njohuri mbi përdorimin e programeve dhe platformave të dizajnit grafik dhe krijimit të përmbajtjes përbëjnë avantazh.
    4. NJOHURITË DHE KOMPETENCAT PROFESIONALE
    Njohuri shumë të mira mbi parimet dhe praktikat e marketingut dhe komunikimit të korporatës.
    Aftësi në krijimin, redaktimin dhe administrimin e përmbajtjeve promocionale dhe informuese.
    Aftësi në përdorimin e programeve Microsoft Office dhe mjeteve të prezantimit.
    Njohuri në përdorimin e programeve Canva, Adobe Photoshop, Illustrator ose programe të ngjashme për krijimin e materialeve grafike.
    Aftësi për analizimin e të dhënave të marketingut, monitorimin e performancës dhe përgatitjen e raporteve.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë.
    5. KOMPETENCAT PERSONALE DHE ORGANIZATIVE
    Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe bashkëpunimi.
    Kreativitet dhe aftësi për të zhvilluar ide dhe koncepte të reja marketingu.
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe projekte njëkohësisht.
    Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi në realizimin e materialeve dhe aktiviteteve promocionale.
    Fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj ndryshimeve dhe prioriteteve të kompanisë.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    Ruajtje e konfidencialitetit dhe respektim i standardeve të komunikimit dhe etikës së kompanisë.
    6. PËRGJEGJËSIA DHE RAPORTIMI
    Specialistja e Marketingut raporton pranë drejtuesit përgjegjës të kompanisë dhe bashkëpunon me të gjitha departamentet për planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit.
    Është përgjegjëse për zbatimin e planeve dhe strategjive të miratuara të marketingut, administrimin e kanaleve zyrtare të komunikimit, cilësinë e materialeve promocionale dhe monitorimin e rezultateve të aktiviteteve të realizuara.
    Gjithashtu, ka përgjegjësinë të sigurojë që çdo komunikim dhe material promovues të jetë në përputhje me identitetin vizual, imazhin, vlerat dhe politikat e KASTRATI ENERGY SH.P.K.
    Duhet të raportojë periodikisht mbi aktivitetet e marketingut, rezultatet e arritura, shpenzimet e realizuara dhe propozimet për përmirësimin e mëtejshëm të strategjisë së komunikimit dhe promovimit të kompanisë.
    Procedura e Aplikimit:
    Te gjithe te interesuarit mund te dërgojne me e-mail aplikimin e tyre ne
    hr [at] kastratigroup.al
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencë të plotë dhe konform ligjit për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X