Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lezhe, ofrohet vend pune Magazinier

    Blaed Trade shpk kërkon të punësojë një person të përgjegjshëm dhe korrekt për pozicionin Magazinier.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    - Pranimi i mallrave dhe materialeve nga furnitorët, duke verifikuar sasinë dhe gjendjen e tyre.
    - Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të mallrave (faturë, fletëhyrje,flete dalje etj.).
    - Sistemimi dhe organizimi i produkteve në magazinë sipas kategorive.
    - Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave në sistem.
    - Përgatitja e mallrave sipas kërkesave dhe porosive.
    - Monitorimi i gjendjes së stokut dhe raportimi i mungesave.
    - Kryerja e inventarizimeve periodike dhe rakordimi i gjendjes fizike me atë kontabël.
    - Kujdesi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave dhe ambienteve të magazinës.
    - Raportimi i çdo dëmtimi, mospërputhjeje apo problemi të konstatuar gjatë punës.
    - Bashkëpunimi me departamentin e financës dhe sektorët e tjerë të kompanisë.
    Kriteret e kërkuara:
    - Arsimi i mesëm (arsim profesional përbën avantazh).
    - Përvojë pune në pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
    - Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
    - Aftësi organizative dhe korrektësi në punë.
    - Përgjegjshmëri, ndershmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
    blaedtrade [at] hotmail.com
    ose ne nr.0682093953
Working...
X