MOBILEBEE KËRKON TË PUNËSOJË PËRGJEGJËS/E FINANCE & KONTABILITETI
MobileBee kërkon të punësojë një profesionist/e në fushën e Financës dhe Kontabilitetit, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për administrimin e të dhënave financiare, kontrollin e dokumentacionit të pikave të shitjes, monitorimin e inventarit dhe rakordimin e transaksioneve financiare të kompanisë.
Pozicioni kërkon një person të organizuar, të saktë dhe praktik, me aftësi të mira në përdorimin e sistemeve financiare dhe në kontrollin e proceseve të përditshme financiare të kompanisë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Hedhja, regjistrimi dhe përditësimi i përditshëm i të dhënave në sistemet financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Regjistrimi i faturave të blerjeve, shitjeve, kthimeve dhe lëvizjeve të mallrave në sistemet përkatëse.
- Kryerja e hedhjeve manuale të të dhënave, kur është e nevojshme.
- Kontrolli dhe verifikimi i faturave të lëshuara nga të gjitha pikat e shitjes (dyqanet), duke siguruar saktësinë e tyre dhe përputhshmërinë me procedurat përkatëse.
- Kontrolli i dokumentacionit ditor të dyqaneve dhe evidentimi i çdo pasaktësie.
- Monitorimi dhe kontrolli i inventarit të dyqaneve, duke rakorduar gjendjen fizike me atë të regjistruar në sistem.
- Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallrave, si dhe i transferimeve ndërmjet magazinës dhe pikave të shitjes.
- Kontrolli dhe rakordimi i arkave ditore të dyqaneve.
- Monitorimi dhe rakordimi i lëvizjeve bankare me dokumentacionin përkatës.
- Verifikimi i saktësisë dhe plotësisë së të dhënave të regjistruara në sistem.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, arkëtimet, inventarin dhe diferencat e konstatuara.
- Organizimi dhe sistemimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me zyrën e kontabilitetit për kontrollet, rakordimet dhe përpunimin e dokumentacionit kontabël.
- Ndjekja e problematikave financiare të pikave të shitjes dhe raportimi i tyre te Administratori.
- Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, të ngarkuara nga Administratori.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
- Të ketë 3–5 vite eksperiencë pune në financë, kontabilitet ose administrim financiar.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare dhe kontabël (Bilanc, Financa 5 etj.).
- Të ketë njohuri të mira mbi legjislacionin tatimor, faturimin dhe dokumentacionin financiar.
- Të ketë njohuri mbi TVSH-në dhe procedurat tatimore.
- Të zotërojë shumë mirë programin Excel dhe të ketë aftësi të mira në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Të jetë i/e kujdesshëm/me, i/e saktë dhe me vëmendje të lartë ndaj detajeve.
- Të ketë aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të respektuar afatet e punës.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me stafin e dyqaneve dhe zyrën e kontabilitetit.
MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën tonë të emailit:
office [at] mobilebee.al
Do të kontaktohen vetëm aplikantët e përzgjedhur.
Për më shumë informacion, kontaktoni në numrin: 069 400 4132