Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier elektrik

    VIBTIS shpk
    , kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:
    INXHINIER ELEKTRIK
    Detyrat kryesore:
    Zgjidhja e problematikave teknike dhe menaxheriale gjatë implementimit të projekteve.
    Identifikimi, vlerësimi dhe koordinimi i nënkontraktorëve, si dhe ndjekja e ofertave dhe kontratave për punimet.
    Organizimi dhe kontrolli i prokurimit të materialeve, duke respektuar kostot e parashikuara në fazën e tenderimit.
    Zhvillimi dhe plotësimi i projekteve elektrike në rastet kur dokumentacioni ekzistues ka mangësi ose gabime.
    Monitorimi i bazës materiale dhe kontrolli i konsumit të saj.
    Kontrolli periodik i dokumentacionit teknik të nënkontraktorëve.
    Verifikimi i dokumentacionit HSE në bashkëpunim me oficerin HSE të VIBTIS.
    Mbledhja dhe vlerësimi i ofertave për materiale dhe kosto punimesh.
    Shqyrtimi i skedave teknike dhe tabelave krahasimore për përzgjedhjen e materialeve.
    Kualifikimet:
    Diplomë Universitare Master në Inxhinieri Elektrike.
    Minimumi 3–5 vite eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim projektesh.
    Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.
    Njohja e programeve të projektimit, si PVsyst, përbën avantazh.
    Aftësi të forta në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
    Aftësi organizative dhe përvojë në ndjekjen e punimeve në terren.
    Dërgoni CV-në tuaj në:
    info [at] vibtis.al
    069 80 22 545
    Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në realizimin e projekteve me standarde të larta profesionale!
    #VIBTIS #Hiring #ElectricalEngineer #EngineeringJobs #ConstructionIndustry #CareerOpportunity #AlbaniaJobs
Working...
X