FLUMEN PARK KËRKON TË PUNËSOJË FINANCIERE
Flumen Park, restorant, hoteleri dhe organizimi eventesh, kërkon të punësojë një Financiere me eksperiencë, për bashkëpunim serioz dhe afatgjatë.
Kandidatja do të jetë përgjegjëse për ndjekjen dhe administrimin e të gjitha proceseve financiare dhe kontabël të Flumen Park, në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen e Shefes së Financës së kompanisë.
Kriteret :
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
Eksperiencë pune minimumi 5-vjeçare në financë dhe kontabilitet.
Eksperienca në sektorin e restoranteve dhe hotelerisë përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël.
Eksperiencë në përdorimin e programeve financiare dhe njohuri shumë të mira të Excel-it.
Aftësi për të organizuar dhe menaxhuar në mënyrë të pavarur proceset financiare të aktivitetit.
Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi.
Detyrat kryesore:
Administrimi i plotë i dokumentacionit financiar dhe kontabël të Flumen Park.
Kontrolli dhe rakordimi i shitjeve ditore, arkës, bankave, klientëve dhe furnitorëve.
Regjistrimi dhe ndjekja e faturave të blerjes dhe shitjes, pagesave dhe detyrimeve.
Kontrolli i kostove të restorantit (Food Cost), shpenzimeve operative dhe inventarëve.
Ndjekja dhe kontrolli i lëvizjeve të magazinës dhe rakordimi i inventarëve.
Përgatitja e raporteve periodike mbi të ardhurat, shpenzimet dhe rezultatet financiare.
Ndjekja e dokumentacionit të pagave dhe personelit në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
Bashkëpunimi dhe raportimi i vazhdueshëm te Shefja e Financës së kompanisë.
Ofrojme:
Pagë konkuruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
Ambient pune profesional dhe të qëndrueshëm.
Bashkëpunim afatgjatë dhe mundësi zhvillimi profesional.
Vendndodhja: Flumen Park, Ibë e Poshtme, Tiranë.
Aplikimi: Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në : 0692068065 ose në email ;
Info [at] ulza.al
.