Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet ROJE

    Qëllimi i pozicionit:
    Punonjësi, në pozicionin Roje Objekti, ka për detyrë të sigurojë ruajtjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e objektit të shoqërisë,
    duke garantuar mbrojtjen e ambienteve, pajisjeve, materialeve dhe pronës së shoqërisë nga çdo veprim i paautorizuar apo dëmtim i mundshëm.
    Përgjegjësitë kryesore – Roje Objekti:
    Të sigurojë ruajtjen dhe mbikëqyrjen e objektit, ambienteve, pajisjeve dhe pronës së shoqërisë.
    Të kontrollojë hyrjet dhe daljet e personave dhe automjeteve, duke mos lejuar aksesin e personave të paautorizuar.
    Të monitorojë vazhdimisht ambientet dhe të evidentojë çdo situatë të dyshimtë, parregullsi apo incident.
    Të raportojë menjëherë tek eprori çdo rast vjedhjeje, dëmtimi, zjarri apo emergjence të mundshme.
    Të zbatojë rregullat e sigurisë, disiplinës dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.
    Mund te aplikoni duke
    Dërguar CV në adresën
    hr [at] lobbyhome.al
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X