Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fier, ofrohet vend pune Punetor makinerie ne fabrike me/ pa eksperience

    “Lufra Foods”
    është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
    Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
    Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë:
    Punetor/e makinerie ne fabrike, me/ pa eksperience.
    Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
    Detyrat kryesore:
    Punon duke perdorur makineritë e prodhimit sipas udhëzimeve.
    Monitoron funksionimin e pajisjeve gjatë procesit të punës.
    Raporton çdo problem ose defekt te përgjegjësi.
    Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen bazë të makinerive.
    Respekton rregullat e sigurisë, higjienës dhe cilësisë.
    Kualifikimet e kandidatit:
    Arsim i mesëm.
    Përvoja në punë të ngjashme përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme. Per kandidatet pa eksperience pune, ofrohet trajnim paraprak.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
    Preferohen kandidatë që kanë vendbanim në qytete si : Lushnje, Fier dhe zonat perreth, ku sigurohet dhe transporti.
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e
    E-mail:
    hr [at] lufra.al
    ose kontaktoni ne nr e telefonit
    +355697073674
    .
Working...
X