Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Internship | vend praktike Intership Marketing

    Fashion Group Albania
    është kompania e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të vendosur standarde të reja në tregun e modës dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore.
    E pranishme në qendrat më të mëdha tregtare në vend, si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), Fashion Group Albania menaxhon një portofol prej 11 markash ndërkombëtare: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaïdi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women'secret, Aldo dhe Tom Tailor.
    Sot, kompania operon me 17 dyqane fizike dhe ofron një eksperiencë të plotë blerjeje online përmes platformës
    (FGA) kompania lider në sektorin e modës në tregun shqiptar me dyqanet e saj fizike & ONLINE. Vishu me stil.

    .
    Albi Group
    , i themeluar mbi 30 vite më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes familjar në një grup të suksesshëm që operon në sektorët e shitjes me pakicë, pasurive të paluajtshme, shpërndarjes së produkteve FMCG, shërbimit ushqimor dhe mikpritjes. Grupi mbetet i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.
    Pozicioni:
    Marketing Intern
    Departamenti:
    Marketing
    Vendndodhja:
    Pranë TEG, Tiranë
    Kohëzgjatja:
    3-6 muaj
    Internship – Marketing
    Jemi në kërkim të një
    Marketing Intern
    për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik të Marketingut.
    Nëse je student/e ose sapo diplomuar në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun ose fusha të ngjashme dhe dëshiron të fitosh eksperiencë praktike në një kompani lider në industrinë e modës, kjo mundësi është për ty.
    Çfarë kërkojmë:​
    • Motivim dhe dëshirë për të mësuar
    • Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve
    • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
    • Njohuri bazë në marketing digjital dhe rrjetet sociale
    • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)
    • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
    Përgjegjësitë kryesore:​
    • Mbështetje në organizimin e fushatave marketingu dhe aktiviteteve promocionale
    • Asistim në menaxhimin e përmbajtjeve për rrjetet sociale
    • Ndihmë në koordinimin e eventeve dhe aktivizimeve të markave
    • Monitorim dhe raportim i aktiviteteve të marketingut
    • Bashkëpunim me ekipet e shitjes dhe operacioneve për iniciativa të ndryshme marketingu
    Apliko tani dhe bëhu pjesë e ekipit tonë!
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën
    hr [at] fashiongroup.al
    brenda datës
    15 Nentor 2026
    .
    Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
    Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Working...
X