Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti / Inxhinier Elektrik

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Menaxher Projekti / Inxhinier Elektrik.
    Detyrat​
    Planifikon dhe organizon të gjitha fazat e projektit, duke përgatitur planin e punës dhe buxhetin në përputhje me projektin dhe kontratën.
    Siguron dokumentacionin e nevojshëm për hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e kantierit.
    Koordinon dhe menaxhon ekipet e punës, duke planifikuar fuqinë punëtore dhe duke mbikëqyrur performancën e tyre.
    Bashkëpunon me inxhinierët e kantierit për planifikimin dhe sigurimin e materialeve dhe pajisjeve të nevojshme.
    Monitoron ecurinë dhe cilësinë e punimeve elektrike, duke garantuar respektimin e specifikimeve teknike dhe afateve të projektit.
    Menaxhon marrëdhëniet me klientët, investitorët dhe kontraktorët, duke përfaqësuar kompaninë në takime dhe negociata.
    Administron dokumentacionin dhe korrespondencën teknike të projektit.
    Monitoron kostot, buxhetin dhe shpenzimet e projektit, në bashkëpunim me departamentin e financës dhe kostoistin.
    Koordinon procesin e faturimit mujor dhe siguron dorëzimin në kohë të dokumentacionit përkatës.
    Identifikon problematikat gjatë zbatimit të projektit dhe propozon zgjidhje për garantimin e realizimit të tij.
    Përgatit raporte periodike mbi progresin, kostot dhe performancën e projektit.
    Përgjegjës për dokumentacionin përfundimtar dhe procedurat e dorëzimit e mbylljes së projektit.
    Analizon kostot pas përfundimit të projektit dhe identifikon mundësi për përmirësimin e projekteve të ardhshme.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Energjitike, Automatizim ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 3–4 vite eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve elektrike.
    Njohuri të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
    Njohuri në përdorimin e AutoCAD dhe paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
    Leje drejtimi e kategorisë B.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, drejtuese dhe menaxhuese.
    Aftësi për planifikimin e burimeve njerëzore dhe materiale, menaxhimin e buxhetit dhe kontrollin e kostove.
    Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe për zgjidhjen e problematikave.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e përcaktuara.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X