Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Koordinatore e Logjistikes (F)

    Pozicioni Punes
    : Koordinatore e Logjistikes (F)
    Vendodhja
    : Durres , Rr. Vath Turja, L.Miredita
    Orari punes
    : Hene – Premte 07.00 - 15.20
    Shtune 07.00 – 13.00
    Pershkrimi i pozicionit te punes
    :
    Koordinatore e logjistikes ka si proces pune te kordinoj proceset e ndryshme logjistike te kompanise.Te suportoj personelin e logjistikes ne hedhjen e te dhenave te sakta doganore, si te importeve dhe eksporteve, hedhjen ne database te te dhenave te cilat jane pjese e prodhimit ditor te kompanise, kontrollin e lendeve te para te cilat vijne nga importi, hyrjeve te produkteve gjysem te gatshme dhe kontrolli i produktit perfundimtar.Vendosjen e te gjitha te dhenave ne folderat perkates si dhe ato fizike ne dosje, si dhe stampimin e etiketave per repartin e prodhimit.
    Detyrat dhe pergjegjesit :
    1. Ploteson ne menyre te perditshme prodhimin ditor ( duke perfshire ato te makinerive , premontimit dhe produktit perfundimtar), si dhe i avancon ato ne sistem
    2. Kontrollon te gjitha hyrjet e lendeve te para, materialeve ndihmese dhe produktin gjysem te gatshem te cilat vijne nga importi, si dhe ruan ne dokumentacion per diferencat qe mund te kete malli fizik nga ai i faturuar
    3. Suporton personelin e logjistikes ne avancimet e produkteve sipas loteve qe do eksportohet, plotesimin e regjistrave doganor si ne import dhe eksport etj, gjithashtu ne hedhjen e te dhenave per magazinen sipas njesise eksportuese, si dhe kur i kerkohet kontrollon stokun fizik ne terren
    4. Regjistron te gjitha daljet e lendeve te para, atyre ndihmese ne subjektet nenkontraktore, si dhe regjistron te gjitha hyrjet e produktit gjysem te gatshem, kryhen levizjet ne sistem, siguron dokumentacionin perkates dhe i sistemon ato në dosje.Perditeson dhe monitoron te dhenat ne sistem perputhen me te dhenat e stokut fizik te materialeve apo produktit perfundimtar
    5. Kryen procesin e inventarizimit periodik
    6. Kryen procesin e porosive te blerjeve periodike dhe monitoron gjendjen e stokut, vonesave ne porosi dhe kordinimin me furnitoret per dorezimet
    7. Perpilon raporte periodike, raporton problematikat dhe ndjek zgjidhjen e tyre ne kohe
    8.  Kryen procesin e stampimit te etiketave informuese per repartin e prodhimit.
    Kualifikimet dhe Aftesite e Kërkuara
    1. Te kete punuar te pakten 1 vjet ne pozicionin e kordinatores se logjistike,
    2. Te kete mbaruar shkollen e larte (preferohet me arsim bachelor)
    3. Te kete njohuri te gjuhes italiane dhe angleze
    4. Te kete njohuri te mira te paketes Office
    5. Te jete e afte te punoj nen presion
    6. Aftesi shume te mira organizimi dhe koordinimi, saktesi, pergjegjshmeri dhe vemendje ndaj detajeve dhe korrektesi te orareve ne pune.
    Cel. : +355698067433
Working...
X