Kërkojmë një
Menaxher Prodhimi
me eksperiencë në industrinë prodhuese, aftësi të forta drejtuese dhe njohuri teknike, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe kontrollin e të gjitha proceseve të prodhimit, duke garantuar realizimin e objektivave, eficiencën operacionale, cilësinë dhe disiplinën në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e të gjithë ciklit të prodhimit.
• Përcaktimi, monitorimi dhe matja e objektivave të prodhimit, si dhe përgatitja e raporteve mbi rezultatet e prodhimit, realizimin e KPI-ve, problematikat dhe masat përmirësuese.
• Organizimi i turneve, ndarja e detyrave dhe rialokimi i stafit ndërmjet proceseve të prodhimit sipas nevojave operative.
• Drejtimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e përgjegjësve të turneve dhe punonjësve të prodhimit.
• Monitorimi i produktivitetit, performancës së makinerive, konsumit të lëndëve të para dhe reduktimit të mbetjeve.
• Sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë, procedurave teknike dhe disiplinës.
• Bashkëpunimi me departamentin teknik për mirëmbajtjen e makinerive dhe minimizimin e ndërprerjeve të prodhimit.
• Regjistrimi, monitorimi dhe raportimi i të dhënave të prodhimit në sistemet ERP. • Bashkëpunimi me departamentet e magazinës, blerjeve, shitjeve dhe burimeve njerëzore për koordinimin e proceseve.
Kualifikimet dhe kërkesat
• Arsim i lartë në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale, Teknologji Prodhimi ose fusha të ngjashme teknike.
• Eksperiencë e konsiderueshme në prodhim dhe në menaxhimin e proceseve industriale.
• Njohuri dhe kualifikim në planifikimin, organizimin, optimizimin dhe kontrollin e proceseve të prodhimit.
• Eksperiencë në përcaktimin, matjen dhe analizimin e KPI-ve dhe objektivave të prodhimit.
• Eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP dhe raportimin e performancës së prodhimit.
• Aftësi të forta drejtuese, vendimmarrjeje, delegimi dhe menaxhimi të stafit.
• Aftësi për të identifikuar problematikat, analizuar shkaqet dhe propozuar zgjidhje efektive.
Kushtet e punës dhe përfitimet
• Orari i punës: 08:00 – 16:00 nga e hëna në të shtunë, me mundësi angazhimi jashtë orarit të rregullt vetëm kur kërkohet nga kompania ose kur paraqiten nevoja të domosdoshme operative.
• Paga bazë: 170,000 ALL neto/muaj.
• Bonus performance: Bonus shtesë mbi pagën bazë, i lidhur me realizimin e objektivave dhe treguesve të performancës të përcaktuar nga kompania, sipas kritereve të miratuara. • Pushimet vjetore dhe lejet: Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
• Orët shtesë: Kompensohen sipas legjislacionit në fuqi dhe kushteve të kontratës së punës.
Nëse jeni të interesuar për tju bashkuar ekipit tonë, na dërgoni CV tuaj në adresën e email-it
info [at] puneere.al
ose na shkruani në numrin
+355 69 701 7079