Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Social Media Content Creator

    KËRKOJMË CONTENT CREATOR
    Ke sy për detajet, ide kreative dhe di si ta kthesh një moment të zakonshëm në përmbajtje që tërheq vëmendjen?
    Po kërkojmë një Content Creator që të realizojë foto dhe video për rrjetet sociale të strukturave tona në fushën e estetikës, stomatologjisë dhe transplantit të flokëve.
    Çfarë do të bësh:
    * Të vizitosh strukturat tona për të realizuar foto dhe video.
    * Të krijosh dhe montosh Reels, Stories dhe video të shkurtra.
    * Të propozosh ide të freskëta, duke përshtatur trendet me identitetin e secilës markë.
    * Të kapësh momente nga puna e përditshme, ambientet, stafi dhe eksperiencat e pacientëve, duke respektuar privatësinë e tyre.
    Çfarë kërkojmë:
    * Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri estetike.
    * Aftësi në fotografim, xhirim dhe montazh me CapCut ose programe të ngjashme.
    * Njohje të formateve dhe trendeve të Instagram dhe TikTok.
    * Organizim dhe gatishmëri për të lëvizur mes strukturave tona.
    Roli fokusohet te krijimi i përmbajtjes.
    Planifikimi, miratimi përfundimtar, menaxhimi i profileve dhe komunikimi me ndjekësit mbeten përgjegjësi e drejtueses së marketingut.
    Na dërgo CV-në ne:
    lorenaprendushi [at] gmail.com
    dhe disa shembuj të fotove ose videove që ke realizuar. Duam të shohim stilin dhe kreativitetin tënd!
    * Njohja e gjuhës italiane dhe/ose angleze përbën avantazh, veçanërisht italishtja, për të komunikuar me pacientët gjatë realizimit të përmbajtjeve. Nuk është kusht i domosdoshëm për aplikim.
Working...
X