NATURAL KËRKON MENAXHER TË RRJETIT TË DYQANEVE (M)
Vendndodhja: Tiranë
NATURAL, pjesë e Frugea, është një rrjet prej
6 dyqanesh në Tiranë
, me fokus te frutat e thata, arrorët dhe hurmat, krahas një asortimenti të gjerë produktesh ushqimore.
Kërkojmë një menaxher me eksperiencë në
retail ushqimor dhe FMCG (produkte të konsumit të përditshëm me qarkullim të shpejtë)
, që të drejtojë ekipet e shitjes dhe të sigurojë organizim, shërbim cilësor dhe standard të njëjtë pune në të gjitha dyqanet.
Roli juaj
Do të jeni të pranishëm rregullisht në dyqane, duke mbështetur stafin në punën e përditshme, ndjekur rezultatet dhe siguruar që udhëzimet të zbatohen në praktikë.
Përgjegjësitë kryesore
Drejtimi i stafit:
organizimi i turneve, ndarja e detyrave dhe mbështetja e ekipeve për arritjen e objektivave të shitjes.
Standardizimi i shërbimit:
zbatimi i një mënyre të përbashkët pune, nga mikpritja e klientit dhe prezantimi i produktit te finalizimi i shitjes dhe trajtimi i ankesave.
Ndjekja e zbatimit (follow-up):
përcaktimi i përgjegjësive dhe afateve, kontrolli i realizimit të detyrave dhe ndjekja e masave për përmirësim.
Menaxhimi i performancës:
analiza e shitjeve sipas dyqanit, vlerës mesatare të faturës dhe ecurisë së produkteve, duke propozuar veprime konkrete.
Organizimi administrativ:
kontrolli i dokumentacionit të përditshëm, procedurave të arkës, prezencës së stafit dhe raportimit te drejtuesit.
Menaxhimi i stokut dhe ekspozimit:
ndjekja e furnizimeve, inventarëve, mungesave, afateve të skadencës, etiketimit dhe paraqitjes së produkteve.
Kujdesi për ambientin dhe produktin:
zbatimi i standardeve të pastërtisë, higjienës dhe ruajtjes së ushqimeve, si dhe koordinimi me magazinën dhe administratën për zgjidhjen e problemeve.
Profili që kërkojmë
Eksperiencë të provuar në menaxhimin e dyqaneve dhe ekipeve të shitjes në sektorin ushqimor/FMCG.
Përvoja në drejtimin e disa dyqaneve njëkohësisht përbën avantazh.
Aftësi për të trajnuar, motivuar dhe dhënë feedback të qartë e konstruktiv.
Organizim të mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe këmbëngulje në ndjekjen e detyrave deri në përfundim.
Aftësi për të analizuar treguesit e shitjes.
Disponibilitet për vizita të rregullta në të gjitha dyqanet e rrjetit në Tiranë.
Për të aplikuar
, dërgoni CV-në tuaj në
email:
freshfruit.albania [at] gmail.com
dhe nr tel:+355 69 480 5170
, me subjekt:
"Aplikim – Menaxher i Rrjetit NATURAL"
.