Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune SPECIALIST PËR BLERJET, INVENTARIN DHE KONTROLLIN E KOSTOVE

    MK HOTEL TIRANA IS HIRING!
    SPECIALIST PËR BLERJET, INVENTARIN DHE KONTROLLIN E KOSTOVE
    Departamenti i Financës | MK Hotel Tirana
    MK Hotel Tirana është në kërkim të një profesionisti të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira analitike, për t'iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin Specialist për Blerjet, Inventarin dhe Kontrollin e Kostove.
    Nëse keni përvojë në menaxhimin e inventarit, proceset e blerjes dhe kontrollin e kostove, si dhe dëshironi të zhvilloheni profesionalisht në një ambient dinamik të industrisë së mikpritjes, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë!
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    Menaxhimi dhe kontrolli i proceseve të marrjes, sistemimit dhe ruajtjes së mallrave në magazinë.
    Administrimi dhe përditësimi i sistemit të inventarit, duke garantuar regjistrimin e saktë të hyrjeve, daljeve dhe transferimeve.
    Kryerja e inventarizimeve periodike dhe rakordimi i stokut fizik me të dhënat në sistem.
    Monitorimi i niveleve të stokut dhe koordinimi i furnizimit të departamenteve të hotelit.
    Zbatimi i standardeve HACCP dhe procedurave FIFO/FEFO, sipas kategorisë së produkteve.
    Koordinimi i proceseve të blerjes në përputhje me nevojat operacionale të hotelit.
    Kërkimi, analizimi dhe krahasimi i ofertave të furnitorëve, duke vlerësuar çmimin, cilësinë dhe kushtet e furnizimit.
    Përgatitja dhe ndjekja e porosive të blerjes, në përputhje me procedurat e miratimit të kompanisë.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët dhe identifikimi i alternativave të reja të furnizimit.
    Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve, përfshirë porositë, fletëdorëzimet dhe faturat.
    Monitorimi i çmimeve të blerjes dhe identifikimi i mundësive për optimizimin e kostove.
    Analizimi i raporteve të sistemit mbi lëvizjet e stokut dhe diferencat e inventarit.
    Bashkëpunimi i ngushtë me Departamentin e Financës për verifikimin e të dhënave dhe respektimin e procedurave të kontrollit të brendshëm.
    KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
    Arsim i lartë në Ekonomi, Financë ose Administrim Biznesi (përbën avantazh).
    Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme në magazinë, inventar ose blerje.
    Përvoja në industrinë e hotelerisë përbën avantazh.
    Njohuri të mira të Microsoft Office.
    Aftësi në përdorimin e programeve të menaxhimit të inventarit.
    Njohuri mbi proceset e blerjes, administrimin e stokut dhe kontrollin e kostove.
    Njohuri të gjuhës angleze në nivel mesatar.
    AFTËSITË PERSONALE
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
    Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi analitike dhe zgjidhje të problematikave.
    Komunikim dhe bashkëpunim efektiv me ekipin dhe furnitorët.
    Integritet, përgjegjshmëri dhe konfidencialitet.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    ÇFARË OFROJMË?
    Paketë konkurruese financiare (pagë + bonuse).
    22 ditë leje vjetore/5 ditë pune në javë/ 8 orë pune në ditë.
    Transport dhe ushqim të përfshirë.
    Kontratë të rregullt pune në përputhje me Kodin e Punës.
    Ambient profesional me standarde ndërkombëtare të hotelerisë.
    Ekip mikpritës dhe bashkëpunues.
    Mbështetje nga menaxhimi dhe mundësi për zhvillim profesional.
    BASHKOHUNI ME EKIPIN TONË!
    Nëse dëshironi të bëheni pjesë e MK Hotel Tirana dhe mendoni se profili juaj përputhet me kërkesat e këtij pozicioni, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.
    Për më shumë info kontaktoni në:
    ✆ 069 405 9848
    Ose dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit:
    ✉
    officeassistant_tia [at] mkhospitality.de
Working...
X