Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Asistente Administrative në Shitje

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Asistenteje Administrative në Shitje
    për llogari të një kompanie partnere që operon në sektorin e argjendarisë, aksesorëve dhe orëve. Kërkojmë një profesioniste të organizuar, komunikative dhe të orientuar drejt klientit, e cila do të kontribuojë në mbarëvajtjen e proceseve administrative, menaxhimin e shitjeve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore​
    Pritja, komunikimi dhe asistimi i klientëve individualë dhe institucionalë.
    Menaxhimi dhe përditësimi i databazës së klientëve.
    Ndjekja e vazhdueshme e klientëve ekzistues dhe potencialë.
    Regjistrimi i shitjeve në sistem dhe rakordimi i faturave.
    Bashkëpunimi i përditshëm me departamentin e financës dhe menaxhimin.
    Monitorimi i inventarit, stokut dhe organizimit të produkteve.
    Kujdesi për prezantimin dhe sistemimin e produkteve në ambientet e shitjes.
    Përgatitja e raporteve ditore të shitjeve dhe raporteve mujore të performancës.
    Kontributi në realizimin e objektivave të shitjes.
    Kualifikimet dhe kërkesat​
    Arsim i mesëm i përfunduar; arsimi i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
    Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe shërbim ndaj klientit.
    Preferohet eksperiencë në sektorin e argjendarisë, aksesorëve ose orëve.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Njohja e programit Alpha përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës.
    Saktësi dhe përgjegjshmëri në administrimin e dokumentacionit dhe të dhënave.
    Orientim drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave të shitjes.
    Apliko tani!
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X