Pozicioni:
Specialist Ndërtimi – KUZ, Lalez
Fusha e veprimtarisë:
Zbatimi i punimeve të kanalizimeve të ujërave të zeza në rrugë automobilistike dhe zona informale.
Përmbledhje e pozicionit
Specialisti i Ndërtimit – është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për zbatimin e rrjeteve të kanalizimeve të ujërave të zeza, në përputhje me projektin teknik, specifikimet e miratuara, grafikun e punimeve dhe standardet e sigurisë në kantier.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Organizon dhe mbikëqyr punimet për hapjen e kanaleve, përgatitjen e shtratit, vendosjen dhe montimin e tubacioneve, ndërtimin e pusetave, mbushjen dhe ngjeshjen e kanaleve.
Kontrollon zbatimin e kuotave, pjerrësive dhe pozicionimit të tubacioneve, në bashkëpunim me specialistin topograf dhe stafin teknik.
Koordinon punimet në rrugë automobilistike dhe zona informale, duke marrë parasysh kushtet e terrenit, aksesin e mjeteve, trafikun dhe objektet ekzistuese.
Kontrollon zbatimin e masave të sigurisë gjatë gërmimeve, përfshirë përdorimin e paneleve mbrojtëse, sigurimin e skarpatave dhe sinjalistikën e përkohshme.
Verifikon cilësinë e materialeve të përdorura, përfshirë tubacionet, materialet e shtratit, materialet e mbushjes dhe shtresat e rikonstruksionit të rrugëve.
Koordinon punën me operatorët e mjeteve të gërmimit, transportit dhe ngjeshjes, si dhe me punëtorët ndihmës në kantier.
Mbikëqyr punimet për rikthimin në gjendjen fillestare të rrugëve, trotuareve, hyrjeve të banesave dhe sipërfaqeve të tjera të prekura nga ndërhyrjet.
Identifikon dhe raporton problematikat teknike gjatë zbatimit, përfshirë ndërhyrjet në rrjetet ekzistuese nëntokësore, paqartësitë e projektit dhe kushtet e pafavorshme të terrenit.
Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale dhe zbatimin e procedurave të sigurimit të kantierit.
Bashkëpunon me inxhinierin e zbatimit, përgjegjësin e kantierit dhe specialistët e tjerë për realizimin e punimeve sipas projektit dhe grafikut të miratuar.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
068 648 0086
.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.