Vizion Plus
kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një
Korrektor/e Letrare.
Përshkrimi i pozicionit
Korrektori/ja letrare do të jetë përgjegjës/e për kontrollin dhe korrigjimin gjuhësor, drejtshkrimor dhe gramatikor të materialeve të redaksisë, duke garantuar saktësinë dhe cilësinë gjuhësore të përmbajtjes përpara publikimit ose transmetimit.
Përgjegjësitë kryesore
Korrektimi drejtshkrimor, gramatikor dhe sintaksor i lajmeve, artikujve dhe materialeve të tjera të redaksisë.
Kontrolli i titujve dhe teksteve të përgatitura për publikim ose transmetim.
Verifikimi i përdorimit të saktë të pikësimit dhe rregullave të gjuhës shqipe.
Identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve gjuhësore, duke ruajtur kuptimin dhe përmbajtjen e materialit origjinal.
Bashkëpunimi me gazetarët, redaktorët dhe drejtuesit e redaksisë për përmirësimin e materialeve.
Kontrolli i njëtrajtshmërisë gjuhësore dhe stilistike të përmbajtjes editoriale.
Respektimi i afateve të përcaktuara për dorëzimin e materialeve të korrigjuara.
Trajtimi me konfidencialitet i materialeve dhe informacionit të redaksisë.
Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, sipas nevojave të departamentit.
Kërkesat profesionale
Arsim i lartë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhësi ose në një fushë të ngjashme.
Njohuri shumë të mira të drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe.
Përvojë e mëparshme në korrektim, redaktim ose në media përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira në identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve gjuhësore.
Njohuri mbi standardet e shkrimit dhe redaktimit të materialeve mediatike.
Aftësi për të punuar me afate të shkurtra dhe për të përballuar ngarkesën e punës në një mjedis dinamik.
Aftësi të dëshirueshme
Njohuri mbi terminologjinë gazetareske dhe mediatike.
Aftësi për të përshtatur tekstin sipas standardeve editoriale.
Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike për përpunimin e tekstit.
Aftësi për të kontrolluar materiale të ndryshme, përfshirë lajme, artikuj, titra dhe tekste për emisione televizive.
Cilësi personale
Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
Përqendrim dhe saktësi në punë.
Aftësi organizative dhe respektim i afateve.
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Fleksibilitet dhe gatishmëri për t'iu përshtatur ritmit të punës në televizion.
Raportimi
Pozicioni raporton tek drejtuesi i redaksisë dhe bashkëpunon ngushtë me gazetarët, redaktorët dhe departamentet përkatëse.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre, së bashku me informacion mbi arsimimin, kualifikimet dhe përvojën profesionale, në adresën e e-mailit:
hr [at] vizionplus.tv
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për intervistë.
Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati jep pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga Vizion Plus TV, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.