Inxhinier Ndërtimi – Projekte Energjetike
Kompani e fokusuar në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, fton profesionistët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Inxhinier Ndërtimi, për t'iu bashkuar ekipit të saj teknik. Kompania ofron mundësinë për t'u bërë pjesë e një ekipi dinamik dhe për të kontribuar në zhvillimin e projekteve që mbështesin të ardhmen e energjisë së pastër.
Detyrat
dhe përgjegjësitë
Ndjekja dhe mbikëqyrja e punimeve civile në projektet energjetike, në përputhje me projektin teknik, specifikimet teknike dhe standardet në fuqi.
Përgatitja e preventivëve, situacioneve të punimeve, matjeve dhe përllogaritjeve të volumeve të punimeve.
Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe punimeve të realizuara në terren, në përputhje me kërkesat teknike të projektit.
Koordinimi me inxhinierët e ndërtimit, gjeodetët, projektuesit, kontraktorët dhe ekipet e zbatimit.
Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe respektimit të afateve të realizimit, si dhe raportimi periodik mbi progresin e tyre.
Përgatitja, administrimi dhe përditësimi i dokumentacionit teknik të projektit.
Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe respektimi i standardeve të cilësisë.
Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të kompanisë dhe në përputhje me pozicionin e punës.
Kriteret e kërkuara
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
Përvojë e gjerë dhe e konsoliduar profesionale në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
Aftësi shumë të mira në leximin, interpretimin dhe analizimin e projekteve teknike dhe konstruktive.
Njohuri dhe përvojë në përgatitjen e preventivëve, situacioneve të punimeve dhe dokumentacionit teknik përkatës.
Përvoja në projekte të energjisë së rinovueshme, veçanërisht në parqe fotovoltaike dhe eolike, përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
humanteam450 [at] gmail.com
, duke specifikuar në subjektin e emailit pozicionin për të cilin aplikojnë.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të vijuar me fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.