Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e Magazine

    Kompania jonë kërkon të punësojë një
    Ekonomist/e Magazine
    të organizuar dhe të përgjegjshëm, për administrimin dhe kontrollin e lëvizjeve të materialeve në magazinë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Kontrolli, regjistrimi dhe dokumentimi i të gjitha hyrjeve dhe daljeve të materialeve nga magazina.
    Administrimi dhe përditësimi periodik i inventarit dhe gjendjes së stokut.
    Regjistrimi dhe ndjekja e lëvizjeve të materialeve drejt kantierëve të ndërtimit.
    Koordinimi i vazhdueshëm me inxhinierët dhe përgjegjësit e kantiereve për nevojat dhe furnizimet me materiale.
    Rakordimi i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat e regjistruara në sistem.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi hyrjet, daljet dhe gjendjen e inventarit.
    Rakordimi i dokumentacionit dhe të dhënave të magazinës me zyrat qendrore.
    Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në inventar.
    Kriteret e kërkuara
    Arsim i lartë i përfunduar
    në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në administrimin e magazinës, inventarizim ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
    Njohuri të mira në Microsoft Excel, për përpunimin e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve.
    Njohuri në programin financiar Financa 5.
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën e mëposhtme ose të kontaktojnë kompaninë për më shumë informacion.
    Vendndodhja:
    Kashar
    E-mail:
    human.resources [at] enbi-power.com
Working...
X