Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Trade Marketing

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Trade Marketing.
    Detyrat​
    Planifikon dhe zbaton aktivitetet promocionale në pikat e shitjes, duke siguruar vendosjen e produkteve dhe materialeve promocionale sipas standardeve të kompanisë.
    Monitoron fushatat promocionale, çmimet dhe aktivitetet e konkurrencës në terren.
    Koordinon me ekipet e shitjes për realizimin e aktiviteteve të marketingut dhe mbledhjen e informacionit nga tregu.
    Mbikëqyr vendosjen e produkteve në rafte dhe zbatimin e planogrameve.
    Organizon evente, degustime dhe aktivitete të tjera promovuese për rritjen e shitjeve dhe njohjes së markave.
    Menaxhon dhe mbështet skuadrën e Merchandiser-ëve, duke monitoruar realizimin e detyrave dhe objektivave.
    Ndjek buxhetin e aktiviteteve promocionale dhe analizon efektivitetin e fushatave.
    Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet në terren, performancën e produkteve dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI).
    Bashkëpunon me ekipet e marketingut digjital dhe shitjes për të siguruar koordinimin e fushatave dhe promovimeve.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    1–3 vite përvojë në Trade Marketing, Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme.
    Përvoja në sektorin FMCG përbën avantazh.
    Njohuri të mira në Microsoft Excel, PowerPoint dhe Outlook.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
    Aftësi për të koordinuar ekipe, për të menaxhuar disa aktivitete njëkohësisht dhe për të punuar drejt objektivave të përcaktuara.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X