Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

    Dekoll sh.p.k.
    është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
    PintoColor
    dhe produktin e polisterolit
    Termax
    .
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një
    Supervizor Shitjesh.
    Detyrat dhe pergjegjesite:
    Ndjek realizimin e objektivave ditore, javore, mujore dhe vjetore.
    Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të shitjeve dhe të agjentëve tregtarë
    Monitoron rezultatet e shitjeve sipas produkteve, klientëve, zonave dhe kanaleve të shitjes.
    Identifikon mundësi të reja tregtare dhe propozon masa për rritjen e shitjeve
    Organizon takime periodike për analizimin e rezultateve dhe zgjidhjen e problematikave.
    Trajnon dhe motivon ekipin për përmirësimin e aftësive të shitjes dhe negocimit.
    Vlerëson performancën e punonjësve dhe propozon masa për rritjen e produktivitetit.
    Ndërton dhe ruan marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues.
    Identifikon klientë të rinj, distributorë, pika shitjeje dhe partnerë tregtarë.
    Kualifikimet:
    -
    Te kete mbaruar Arsimin e Larte.
    - Minimumi 3 vjet eksperience ne te njejtin pozicion.
    - Te jete i i rregullt, serioz, i shkathet, ambicioz dhe te kete aftesi te mira komunikimi.
    - Te kete aftesi organizative dhe manaxheriale
    - Te kete njohuri te gjuhes angleze (gjuhet e tjera perbejne avantazh)
    - Te kete leje drejtimi automjeti.
    Mund të aplikoni duke :
    Dërguar CV në adresën
    hr [at] dekoll.al
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0694058797
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X