Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

    HR Studio kërkon Supervizor Shitjesh – Shqipëri
    Për një nga kompanitë partnere, kërkojmë një
    Supervizor Shitjesh
    me përvojë në drejtimin e agjentëve dhe zhvillimin e shitjeve në terren. Pozicioni përfshin organizimin, mbështetjen dhe monitorimin e ekipit të agjentëve në territorin e caktuar brenda Shqipërisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Drejton dhe koordinon punën e përditshme të agjentëve të shitjes nën supervizim.​
    ​
    Përcakton objektivat individualë dhe ndjek realizimin e tyre në përputhje me planin e shitjeve.​
    ​
    Organizon zonat e mbulimit, itineraret dhe planet e vizitave te klientët.​
    ​
    Shoqëron agjentët në terren, identifikon nevojat për përmirësim dhe ofron trajnim e udhëzim praktik.​
    ​
    Monitoron treguesit e performancës: shitjet, vizitat, klientët e rinj dhe mbulimin e territorit.​
    ​
    Zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe mbështet ekipin në identifikimin e mundësive të reja.​
    ​
    Ndihmon në negociata dhe në zgjidhjen e problematikave me klientët.​
    ​
    Ndjek zbatimin e politikave tregtare, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.​
    ​
    Bashkëpunon me financën për ndjekjen e pagesave dhe me logjistikën për ecurinë e porosive.​
    ​
    Analizon aktivitetin e konkurrencës dhe propozon masa për rritjen e shitjeve.​
    ​
    Përgatit raporte periodike për rezultatet e ekipit dhe i raporton drejtuesit të shitjeve.​
    Kualifikimet dhe aftësitë:
    Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren dhe në supervizimin e agjentëve të shitjes.​
    ​
    Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.​
    ​
    Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.​
    ​
    Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.​
    ​
    Njohuri të mira të Excel-it; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.​
    ​
    Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda Shqipërisë.​
    ​
    Leje drejtimi e kategorisë B.​
    ​
    Arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.​
    Çfarë ofrohet:​
    Punësim i qëndrueshëm dhe kushte të rregullta pune;
    Pagesë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X