Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt Projektimi Senior

    Balfin Development,
    pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni:
    Arkitekt Projektimi Senior
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Pozicioni kontribuon në zbatimin e projekteve, duke i analizuar dhe përshtatur me kushtet e kantierit, si dhe duke propozuar zgjidhje për situata të paparashikuara dhe përmirësime gjatë realizimit të punimeve.
    Kontribuon në hartimin, plotësimin dhe përditësimin e standardeve dhe detajeve teknike të kompanisë, duke siguruar njëtrajtshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre në projekte të ndryshme. Identifikon mundësi për përmirësimin e zgjidhjeve teknike dhe propozon vazhdimisht praktika që rrisin efikasitetin e punës së ekipit teknik, lehtësojnë procesin e projektimit dhe përmirësojnë bashkëpunimin me projektuesit dhe partnerët e jashtëm të Grupit Balfin.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    1. Mbështetje arkitektonike gjatë zbatimit të projekteve
    ​
    Analizon problematikat arkitektonike dhe propozon zgjidhje teknike në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet faktike në kantier;​
    Përgatit propozime për përshtatjen dhe optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike në rastet e problematikave të paparashikuara gjatë zbatimit, duke respektuar projektin e miratuar dhe procedurat përkatëse të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve;​
    Harton dhe përditëson detajet, vizatimet dhe dokumentacionin arkitektonik të nevojshëm për zgjidhjen e problematikave të evidentuara;​
    Bashkëpunon me ekipet e projektit, stafin teknik në kantier dhe projektuesit përkatës për koordinimin dhe integrimin e zgjidhjeve të propozuara;​
    Identifikon mundësi për optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike, duke konsideruar funksionalitetin, realizueshmërinë teknike dhe përputhshmërinë me standardet e kompanisë.​
    2
    .
    Hartimi i albumeve arkitektonike për shitje
    ​
    Përgatit dhe kontrollon materialet grafike dhe informacionin arkitektonik të përfshirë në albumet e shitjes, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik të miratuar;​
    Përditëson albumet në rast të ndryshimeve të miratuara në projekt, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik përkatës;​
    Bashkëpunon me ekipet e projektit dhe departamentet përkatëse për sigurimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për përgatitjen e materialeve të shitjes;​
    3. Hartimi i projekteve arkitektonike për kompanitë e grupit
    ​
    Përgatit projekte arkitektonike për ndërhyrje të vogla, përshtatje funksionale dhe nevoja specifike të kompanive të grupit;​
    Harton vizatimet, detajet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e zgjidhjeve të propozuara;​
    Vlerëson kushtet ekzistuese dhe kërkesat e përdoruesve për të propozuar zgjidhje funksionale, estetike dhe teknikisht të realizueshme;​
    Koordinon zgjidhjet arkitektonike me disiplinat e tjera teknike, sipas natyrës dhe kompleksitetit të projektit;​
    Siguron që projektet e hartuara të jenë në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë;​
    4. Hartimi, zhvillimi dhe përditësimi i standardeve dhe detajeve teknike
    ​
    Kontribuon në plotësimin e standardeve arkitektonike dhe detajeve teknike të përdorura nga kompania në projektet e zhvillimit;​
    Rishikon dhe përditëson periodikisht detajet dhe standardet ekzistuese, duke reflektuar problematikat e hasura gjatë projektimit dhe zbatimit, si dhe zgjidhjet e provuara në praktikë;​
    Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin grafik dhe teknik të standardeve, duke siguruar qartësinë, konsistencën dhe përdorshmërinë e tyre nga ekipet e brendshme dhe projektuesit bashkëpunëtorë;​
    5. Përmirësimi i proceseve dhe bashkëpunimi teknik
    ​
    Shkëmben njohuri dhe eksperienca teknike me ekipit e njësise ku bën pjesë, duke kontribuar në përhapjen e praktikave të mira dhe në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve arkitektonike;​
    Bashkëpunon me njësitë dhe departamentet përkatëse për të siguruar koherencën ndërmjet standardeve të kompanisë, dokumentacionit të projektimit dhe kërkesave të zbatimit;​
    Edukimi
    : Diplomë Master në Arkitekturë
    Kualifikime të tjera
    :​
    Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në kantier;​
    Njohuri shumë të mira mbi detajet teknike të zbatimit, materialet e ndërtimit dhe zgjidhjet e rifiniturave;​
    Aftësi analitike dhe vlerësuese për detajet arkitektonike, me fokus te funksionaliteti, estetika dhe realizueshmëria teknike;​
    Aftësi krijuese për zhvillimin dhe optimizimin e zgjidhjeve dhe detajeve arkitektonike;​
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kërkesave teknike përkatëse në fushën e projektimit dhe ndërtimit;​
    Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të prezantuar qartë idetë, propozimet dhe zgjidhjet teknike;​
    Aftësi për planifikimin dhe koordinimin e detyrave, projekteve dhe bashkëpunimit me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;​
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe Revit, si dhe në programet e Microsoft Office dhe Adobe Photoshop. Njohja e programeve të modelimit dhe vizualizimit 3D, si SketchUp ose 3ds Max, përbën avantazh.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:
    https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit:
    06/11/2026
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    ​
Working...
X