Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Aplikacioni

    Po kërkojmë një Menaxher/e Aplikacioni për t’iu bashkuar stafit të një kompanie që operon në rrjetin e taksive në të gjithë Shqipërinë. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e aplikacionit, koordinimin e aktivitetit operacional dhe monitorimin e performancës së shërbimit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    - Të menaxhojë dhe të monitorojë funksionimin e përditshëm të aplikacionit të taksive.
    - Të koordinojë punën e shoferëve dhe të stafit administrativ, duke siguruar mbarëvajtjen e shërbimit.
    - Të përgatisë raporte periodike mbi anulimet e udhëtimeve (cancellations), itineraret e ndjekura nga taksitë dhe zonat e mbuluara nga shërbimi.
    - Të analizojë të dhënat e aktivitetit dhe të identifikojë problematikat operative.
    - Të organizojë dhe të mbikëqyrë aktivitetin e përditshëm operacional, përfshirë oraret e punës dhe nevojat e flotës së automjeteve.
    - Të sigurojë zbatimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
    - Të marrë pjesë në organizimin dhe realizimin e promocioneve dhe fushatave të marketingut të kompanisë.
    - Të identifikojë biznese potenciale dhe të krijojë bashkëpunime të reja përmes lidhjes së kontratave që synojnë promovimin dhe zgjerimin e shërbimit.
    - Të përgatisë raporte administrative dhe të kontribuojë në zhvillimin e aktivitetit të kompanisë.
    Kriteret e kërkuara:
    - Eksperiencë e mëparshme në menaxhim, administrim ose koordinim stafi.
    - Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel-it, veçanërisht për përpunimin e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve.
    - Aftësi të mira analitike, organizative, komunikuese dhe drejtuese.
    - Aftësi për të analizuar të dhënat, për të zgjidhur problematika operative dhe për të punuar nën presion.
    - Aftësi për të negociuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me biznese.
    - Njohuri bazë të programeve kompjuterike dhe aftësi për të punuar me aplikacione menaxhimi.
    - Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
    Kushtet e punës:
    - Vendndodhja: Pajtoni Center, Tiranë.
    - Orari: 08:30–17:30.
    - Paga: 100,000 lekë në muaj.
    Klikoni linkun per te aplikuar
    Apliko ketu!
Working...
X