Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Specialist ne AutoCad ose Programe Inxhinierike

    NJOFTIM PËR POZICION PUNE
    Studio
    TRINOM
    kërkon të zgjerojë ekipin me një person të interesuar për të punuar në fushën e projektimit arkitektonik dhe inxhinierik, përpunimit teknik të projekteve dhe modelimit grafik.
    Kërkohet që kandidati të ketë njohuri bazë në përdorimin e programeve profesionale të projektimit dhe përpunimit të dokumentacionit teknik, me fokus të veçantë në
    AutoCAD
    , si dhe njohuri në një ose disa prej programeve të mëposhtme:
    Revit, Archicad, Civil 3D, Lumion, 3ds Max
    , si dhe programe të tjera të ngjashme të përdorura në fushën e arkitekturës, inxhinierisë, modelimit 3D dhe vizualizimit.
    Kandidati pritet të jetë i aftë ose i gatshëm të zhvillojë aftësi në:
    leximin dhe përpunimin e vizatimeve teknike;
    hartimin dhe modifikimin e planeve, prerjeve, fasadave dhe detajeve;
    përpunimin grafik dhe teknik të projekteve;
    modelimin 2D dhe 3D;
    përgatitjen dhe sistemimin e dokumentacionit të projektit;
    bashkëpunimin me arkitektë dhe inxhinierë gjatë fazave të ndryshme të projektimit.
    Eksperienca e mëparshme në punë nuk është kriter përcaktues.
    Pozicioni është i përshtatshëm edhe për kandidatë në fillimet e tyre profesionale, studentë në përfundim të studimeve apo të sapodiplomuar.
    Për ne, rëndësi të veçantë kanë
    dëshira për të punuar, përkushtimi, përgjegjshmëria, serioziteti dhe vullneti për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht
    . Kërkojmë persona të motivuar, të gatshëm për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për t’u përfshirë aktivisht në projekte reale.
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë
    CV-në
    e tyre në adresën e emailit:

    studiotrinom [at] gmail.com

    Cel. : +355692080982
Working...
X