Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Jurist

    NJOFTIM PËR VEND PUNE
    Jurist / Specialist i Legjislacionit të Prokurimit Publik
    ​
    Kompania: Smart Industrial Solutions Shpk
    Jemi një kompani importi e specializuar në tregtimin e pajisjeve dhe aksesorëve për linjat e transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të mesëm dhe të lartë (MV/HV). Për të mbështetur projektet tona në rritje të shpejtë, po kërkojmë të punësojmë një kandidat të motivuar dhe profesionist për pozicionin Jurist (Specialist i Dokumentacionit të Prokurimit Publik).
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgatitja e Dokumentacionit:
    Hartimi, rishikimi dhe plotësimi i plotë i dokumentacionit juridik e administrativ të nevojshëm për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik.
    Monitorimi i Tenderave:
    Ndjekja e njoftimeve për tenderat publikë në platformat përkatëse dhe analizimi i kritereve ligjore e tekniko-administrative të specifikuara në dokumentet e tenderit.
    Verifikimi i Përputhshmërisë:
    Sigurimi që të gjitha dokumentet (vërtetimet, lejet, licencat, vetëdeklarimet) të jenë konform kërkesave ligjore dhe afateve të përcaktuara nga OND/KPP.
    Komunikimi me Institucionet:
    Ndjekja e korrespondencës zyrtare, përgatitja e kërkesave për sqarime si dhe përgatitja e ankesave administrative në rast nevoje.
    Menaxhimi i Kontratave:
    Ndjekja e procesit të nënshkrimit të kontratave zyrtare pas shpalljes fitues dhe arkivimi i rregullt i dosjeve ligjore të kompanisë.
    Kërkesat e Pozicionit:
    Edukimi:
    Diplomë Universitete (Bachelor / Master) në Drejtësi.
    Përvoja & Njohuritë:
    Njohuri shumë të mira të Ligjit për Prokurimin Publik në Shqipëri dhe procedurave të tenderimit elektronik. Përvoja e mëparshme në përgatitjen e tenderave përbën avantazh.
    Gjuha Angleze:
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
    Aftësi Kompjuterike:
    Përdorim shumë i mirë i paketës MS Office (Microsoft Word, Excel) dhe aftësi kërkimi në internet e në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
    Aftësi Personale:
    Vëmendje e lartë ndaj detajeve, saktësi në zbatimin e afateve ligjore, aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
    Çfarë Ofrojmë:
    Mjedis Profesional:
    Mundësi zhvillimi profesional në një kompani lider në fushën e saj.
    Kushtet e Punës:
    Kushte komode pune, mbështetje e plotë gjatë periudhës së orientimit dhe ambient bashkëpunues. Fundjavat janë pushim.
    Paga:
    Pagë konkurruese dhe shpërblime bazuar në performancë e rezultate. Duke filluar nga 75.000 leke bruto.
    Si të aplikoni:
    Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të e-mailit
    info [at] smartindustrialsolution.com
    . Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X