Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Construction Project Engineer

    EPPC Albania,
    në emër të
    LIDL Albania,
    po rekruton një
    Construction Project Engineer.
    Pozicioni kërkon gatishmëri për udhëtime të shpeshta në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë, sipas vendndodhjes së projekteve.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Koordinon ciklin e plotë të projekteve të ndërtimit, rikonstruksionit dhe modernizimit të dyqaneve, nga projektimi deri tek dorëzimi i punimeve;
    Ndjek realizimin e projekteve nga ana e kompanisë, me fokus të veçantë në sigurimin e cilësisë dhe përputhjen me projektin, specifikimet teknike dhe standardet e Lidl;
    Koordinon teknikisht bashkëpunimin mes studiove të projektimit, arkitektëve, inxhinierëve specialistë, kontraktorëve dhe ofruesve të jashtëm, për realizimin në kohë të projekteve;
    Monitoron ecurinë e kontraktorëve të jashtëm dhe afatet e projektit, identifikon problematika dhe koordinon ndjekjen e zgjidhjeve me palët përgjegjëse;
    Bashkëpunon me drejtuesit, autoritetet dhe partnerët e projektit, duke kontribuar në diskutimet teknike dhe negociatat sipas mandatit të përcaktuar;
    Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e koncepteve dhe standardeve të ndërtimit të dyqaneve;
    Identifikon risqe teknike, financiare dhe të afateve, duke propozuar zgjidhje që mbështesin cilësinë dhe përdorimin efikas të burimeve;
    Ndjek respektimin e kërkesave ligjore të ndërtimit, sigurisë në punë dhe standardeve të brendshme të kompanisë;
    Raporton mbi progresin, cilësinë dhe çështjet që kërkojnë vendimmarrje dhe, me zhvillimin e projekteve të reja, koordinon paralelisht fazat e projektimit dhe ndërtimit të dyqaneve të ndryshme.
    Kërkesat për këtë pozicion:
    Diplomë universitare në
    Inxhinieri Ndërtimi
    ose fusha të ngjashme;
    Min 2-3 vite eksperiencë
    në
    menaxhim/koordinim projektesh ndërtimi
    rezidenciale, industriale, tregtare ose retail, dhe bashkëpunim me projektues e kontraktorë;
    Njohuri të mira të menaxhimit të projekteve, dokumentacionit teknik, standardeve të cilësisë dhe legjislacionit shqiptar të ndërtimit;
    Anglishte shumë e mirë, në të folur dhe në të shkruar — MUST;
    Aftësi organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, vëmendje ndaj detajeve dhe menaxhim i disa prioriteteve paralelisht;
    Disponueshmëri për udhëtime në Fier deri në 80% të kohës së punës javore dhe në vijim në të gjithë Shqipërinë sipas vendndodhjes së projekteve, si dhe për të ndjekur trajnime në një nga shtetet e rajonit;
    Leje drejtimi, kategoria B.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
    Apliko për mundësi të reja punësimi me EPPC. Plotëso formularin e aplikimit dhe dërgo CV-në për pozicione të hapura në kompani të ndryshme.
Working...
X