Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Te Stela Resort kërkon të punësojë Picajol/e, Specialist/e Brumi, Pasticier/e

    Te Stela Resort kërkon të punësojë:
    Picajol/e Specialist/e Brumi dhe Pasticier/e
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgatitja dhe prodhimi i llojeve të ndryshme të bukës, produkteve të brumit dhe ëmbëlsirave.
    Përgatitja e produkteve për mëngjesin e hotelit, sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara.
    Përgatitja e lëndëve të para dhe dozimi i saktë i përbërësve.
    Brumosja, formimi, fermentimi dhe pjekja e produkteve.
    Përgatitja e brumit të picave dhe prodhimi i llojeve të ndryshme të picave.
    Kontrolli i cilësisë, pamjes dhe pjekjes së produkteve përpara servirjes.
    Respektimi i recetave, standardeve të prodhimit dhe rregullave të higjienës.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën përkatëse.
    Të dijë të përdorë në mënyrë të sigurt pajisjet e punës.
    Të ketë njohuri mbi standardet e sigurisë ushqimore HACCP dhe kushtet higjieno-sanitare.
    Të jetë fleksibël me oraret e punës.
    Të jetë person i përgjegjshëm, komunikues dhe bashkëpunues.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese.
    Si të aplikoni?
    Personat e interesuar mund të paraqiten pranë Te Stela Resort ose të dërgojnë CV-në e tyre në kontaktet e mëposhtme:
    Email:
    juriste [at] testela.al
    Tel:
    067 208 3391
    Adresa:
    Rr. Iljaz Pashë Dibra, Mezez, Kashar, Tiranë.
Working...
X