Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Account Manager

    HR Studio po kërkon një
    Account Manager
    me aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, i/e cili/a do të jetë pika kryesore e kontaktit mes klientëve dhe agjencisë. Roli do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, kuptimin e nevojave të tyre dhe koordinimin me ekipet e brendshme për realizimin me sukses të projekteve.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
    Kuptimi i nevojave të klientit dhe përkthimi i tyre në brief-e të qarta për ekipin kreativ;
    Koordinimi i projekteve dhe komunikimit ndërmjet klientit dhe ekipeve të brendshme;
    Ndjekja e ecurisë së fushatave dhe respektimit të afateve;
    Prezantimi i ideve, strategjive dhe raporteve të performancës tek klientët;
    Identifikimi i mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shërbimeve për klientët ekzistues;
    Sigurimi i një standardi të lartë shërbimi dhe kënaqësie të klientit.
    Kualifikimet:
    Eksperiencë të mëparshme në
    Account Management dhe/ose Marketing
    , preferohet eksperienca në agjenci marketingu;
    Njohuri dhe eksperiencë në kanalet e komunikimit dhe
    marketingut 360°
    ;
    Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
    Mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve;
    Aftësi për të menaxhuar disa klientë dhe projekte paralelisht;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze. JD_Account Manager
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X