Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Menaxhere Shitjesh Showroom

    HR Studio është në kërkim të një Menaxhereje Shitjesh në Showroom për një nga kompanitë partnere.
    Kriter i detyrueshëm:
    Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shitjeve dhe të showroom-it.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhimi i aktivitetit të përditshëm të showroom-it, duke siguruar funksionimin efikas të tij.
    Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjeve.
    Vendosja dhe ndjekja e objektivave të shitjeve.
    Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore për klientët.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e procesit të shitjes deri në finalizim.
    Monitorimi i performancës së stafit dhe përgatitja e raporteve periodike.
    Sigurimi i prezantimit optimal të produkteve dhe standardeve të showroom-it.
    Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
    Kualifikimet e kërkuara:
    Eksperiencë e detyrueshme në pozicione të ngjashme, si Menaxhere Showroom-i ose Menaxhere Shitjesh.
    Aftësi të dëshmuara në drejtimin dhe motivimin e ekipit.
    Njohuri të mira të teknikave të shitjes dhe negocimit.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
    Aftësi organizative, vendimmarrëse dhe menaxheriale.
    Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
    Prezantim profesional dhe etikë e lartë në punë.
    Çfarë ofrohet:
    Paketë konkurruese financiare, në përputhje me eksperiencën.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X