Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi në zbatim

    Përshkrimi
    Drejtimi, organizimi dhe mbikëqyrja e përgjithshme e proceseve teknike dhe operacionale në kantier.
    Analizimi i projekteve të zbatimit dhe ndjekja e vazhdueshme e ecurisë së tyre gjatë fazës së realizimit.
    Planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve të ndërtimit në përputhje me projektin, programin e punimeve dhe afatet kontraktuale.
    Menaxhimi dhe koordinimi i punës së nënkontraktorëve, furnitorëve dhe palëve të tjera të angazhuara në projekt.
    Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve dhe kontrolli i përputhshmërisë së tyre me projektin, specifikimet teknike dhe kërkesat e përcaktuara.
    Monitorimi i cilësisë së punimeve dhe materialeve, duke siguruar respektimin e standardeve dhe kërkesave teknike të ndërtimit.
    Identifikimi në kohë i problematikave teknike dhe koordinimi i masave apo zgjidhjeve të nevojshme për vijimin normal të punimeve.
    Hartimi dhe përditësimi i raporteve periodike mbi progresin fizik, teknik dhe operacional të punimeve.
    Administrimi, sistemimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit, si dhe ndjekja e procedurave deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare / Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Hidroteknike
    Eksperiencë në fushën e ndërtimit 1-3 vite.
    Përdorimi shume i mire i AutoCAD dhe paketës MS Office.
    Njohuri të mira në leximin e projekteve, njohjen e procedurave dhe dokumentacionit teknik.
    Njohuri të mira komunikuese, gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën:
    h.r [at] anchorinvestments.al
    , duke specifikuar ne subjekt pozicionin për të cilin aplikon.
Working...
X