Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste

    Kërkohet të punësohet ekonomiste me kohë të plotë për depo parafarmaceutike.
    Përgjegjësitë kryesore:
    -Regjistrimi ditor i veprimeve financiare të kompanisë.
    -Të regjistrojë dokumentacionin në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka, etj).
    - Të ndjekë llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve ( Tvsh, Tatim Fitim, Sigurimet Shoqërore e Shëndetsore, Pagat etj)
    si dhe rakordimin me Organet Tatimore.
    - Monitorimin e platformës self care.
    - Monitorim dhe rakordim i raporteve të klientëve/furnitorëve.
    - Përgatitja e raporteve periodike financiare.
    - Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë.
    Kualifikimet:
    - Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Finance- Kontabilitet.
    - Të ketë 2 vite eksperiencë pune ne fusha te ngjashme dhe te jete e afte te plotesoje detyrat e cilesuara me siper
    - Të ketë njohuri të mira të BILANC dhe të paketës office, kryesisht Excel;
    - Të ketë aftësi të mira analitike dhe saktësi në kryerjen e detyrave.
    - E aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    - Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.
    - Mosha 25-45 vjeç.
    - Orari i punës: E hënë – E premte 8:30 – 16:30
    E Shtunë: 9:00 – 13:00
    Paga neto 70.000 Leke
    Adresa: Rruga Albanopoli, Don Bokso, Tiranë
    Të interesuarat të dërgojnë CV brenda datës 31.12.2026. në email:
    ecolifepharma.al [at] gmail.com
    ose ne Whatsapp ne nr. 0694077107
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X