Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent Real Estate

    PRIMUS GROUP po zgjeron ekipin dhe kërkon Agjentë Imobiliarë me eksperiencë!
    Nëse keni përvojë në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe dëshironi të zhvilloheni në një ambient profesional, që ju mundëson të përqendroheni te marrëdhëniet me klientët, negociatat dhe realizimi i marrëveshjeve, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.
    Çfarë ju ofron PRIMUS GROUP?
    Klientë të siguruar nga agjencia: Mundësi për të punuar me klientë të gjeneruar nga kompania.
    Akses në databazën e pronave dhe klientëve: Burime të dedikuara për të lehtësuar procesin e shitjes dhe ndërmjetësimit.
    Kushte konkurruese shpërblimi: Mundësi përfitimi në përputhje me performancën dhe rezultatet e arritura.
    Mbështetje ligjore profesionale: Asistencë gjatë procedurave dhe transaksioneve imobiliare.
    Procese pune efikase: Organizim dhe mbështetje për të optimizuar aktivitetin tuaj të përditshëm.
    Kriteret e kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme në fushën e pasurive të paluajtshme.
    Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
    Përkushtim, profesionalizëm dhe orientim drejt rezultateve.
    Si të aplikoni?
    Vetem duke derguar CV-në në adresën e mëposhtme
    :
    Email:
    assistant.primus [at] gmail.com
    Vendndodhja: Rruga e Dibrës, Selvia, Tiranë
    Bëhuni pjesë e PRIMUS GROUP dhe zhvilloni karrierën tuaj në sektorin e pasurive të paluajtshme!
Working...
X