Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, ofrohet vend pune Sherbim ne shtepi

    PRANË TEJE – Shërbime kujdesi dhe asistence në shtëpi
    Po kërkon punë? Ndoshta po kërkojmë pikërisht ty!
    PRANË TEJE kërkon gra serioze, të përgjegjshme dhe të besueshme për kujdes dhe asistencë në shtëpi për të moshuar dhe persona që kanë nevojë për mbështetje në përditshmëri.
    Puna mund të përfshijë:
    • Shoqërim dhe qëndrim me personin
    • Ndihmë në aktivitetet e përditshme
    • Gatim dhe ushqim
    • Pastrim të lehtë
    • Blerje dhe punë të tjera sipas nevojës
    • Qëndrim gjatë natës, sipas rastit
    Çfarë kërkojmë:
    • Seriozitet dhe përgjegjësi
    • Ndershmëri dhe durim
    • Mirësi dhe respekt ndaj të moshuarve
    • Pastërti dhe sjellje njerëzore
    Nuk kërkohet domosdoshmërisht diplomë apo certifikatë. Për ne ka rëndësi njeriu, përkushtimi dhe respekti.
    Mundësi pune sipas nevojave dhe disponueshmërisë, në zona të ndryshme.
    Nëse je e interesuar, na kontakto privatisht duke na shkruar emrin, moshën, qytetin ku banon dhe disponueshmërinë tënde.
    Bëhu pjesë e një pune me vlerë. Sepse kujdesi fillon nga njeriu.
    Cel: 0698541508
    Cel. : 0686666053
Working...
X