Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shijak, ofroj vend pune Teknik Kabllimi

    PËRSHKRIMI I POZICIONIT
    TITULLI I PUNËS: TEKNIK KABLLIMI
    DEPARTAMENTI: TEKNIK I OPERACIONEVE & MIREMBAJTJES
    RAPORTON TE: DREJTORI I DEPARTAMENTIT
    AUTORIZIMI: MENAXHIM I LARTË
    PËRMBLEDHJE E PUNËS
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    Instalimi dhe shtrirja e kabllove sipas projekteve dhe specifikimeve teknike.
    Montimi dhe organizimi i kabllove në terren
    Terminimi dhe lidhja e kabllove sipas standardeve përkatëse.
    Identifikimi, etiketimi dhe dokumentimi i kabllove.
    Kryerja e testeve dhe matjeve për verifikimin e instalimeve.
    Eliminimi i defekteve në kabllime.
    Interpretimi i skemave, planeve dhe dokumentacionit teknik.
    Sigurimi që instalimet të realizohen në përputhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë.
    Raportimi i progresit të punimeve dhe problematikave te supervizori.
    Mirëmbajtja dhe përdorimi korrekt i veglave dhe pajisjeve të punës.
    Respektimi i rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë.
    Kryen inspektim periodik të pajisjeve dhe mjeteve të punës, sigurimit personal, sinjalistikës si dhe raporton për çdo rast të dëmtimit, mungesës së tyre.
    Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori.
    ARSIMI:
    Diplomë e shkollës së mesme
    EKSPERIENCA:
    Preferohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë dhe vjetërsi pune duke filluar nga 2 vjet.
    AFTËSITË:
    Të ketë njohuri të përgjithshme të proceseve elektrike dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet dhe mjetet e përdorura në këtë fushë.
    Të ketë nivel bazik komunikimi për ndërveprimin me klientët, si dhe punonjësit e kompanive të tjera që mund të jenë në të njëjtin projekt.
    Të jetë i disiplinuar dhe i organizuar.
    Gatishmëri për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti.
    Leje drejtimi e tipit B.
    Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen
    hr [at] corp.tring.al
    ose ne Whatsapp ne numrin 0697007476
    brenda dates
    19.10.2026
Working...
X