Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Specialist/e Administrate & Finance - Durrës

    EPPC Albania
    në emër të klientit të saj,
    një kompani ndërkombëtare që prodhon komponentë metalikë për industrinë italiane të modës, po rekruton një
    Specialist/e Administrate dhe Finance
    për fabrikën e saj në Durrës.
    .
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Administron prezencat dhe orët e punës së punonjësve, në koordinim me përgjegjësit e reparteve;
    Ndjek ndryshimet e numrit të punonjësve sipas reparteve dhe administron dokumentacionin e punësimit dhe largimit, në bashkëpunim me përgjegjësit përkatës;
    Regjistron faturat në sistem, kontrollon dokumentacionin shoqërues dhe organizon arkivimin e tij;
    Përgatit dhe përcjell te studioja e jashtme e kontabilitetit faturat dhe dokumentacionin financiar, duke ndjekur sqarimet dhe dokumentet që mungojnë;
    Mban evidenca për faturat e papaguara, afatet e pagesave dhe arkëtimet, si dhe raporton mospërputhjet tek përgjegjësi i financës;
    Mbledh të dhëna mbi shpenzimet e aktivitetit dhe mbështet përgjegjësin e financës në përgatitjen e raporteve dhe planit financiar;
    Koordinon nevojat administrative dhe logjistike të zyrës, përfshirë pritjen e vizitorëve dhe furnitorëve, komunikimet dhe organizimin e udhëtimeve;
    Administron korrespondencën, kontratat dhe dokumentet e kompanisë, si dhe mbështet kryerjen e procedurave administrative pranë institucioneve.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare në Financë- Kontabilitet
    ;
    Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane,
    në të folur dhe në të shkruar (
    kriter i domosdoshëm
    );
    Përvojë në role të ngjashme administrative, me detyra në financë ose kontabilitet;
    Përdorim shumë i mirë i Excel-it
    për mbajtjen e evidencave dhe përgatitjen e raporteve;
    Njohuri praktike në regjistrimin e faturave dhe administrimin e dokumentacionit financiar;
    Aftësi të mira organizimi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur disa procese njëkohësisht;
    Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e brendshëm, furnitorët dhe studion e jashtme të kontabilitetit;
    Rezidencë në Durrës ose në zonat përreth.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
    Apply for new career opportunities through EPPC. Submit your CV and complete the application form...

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X