Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asitent Supervisor Magazine

    MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

    Asitent Supervisor Magazine

    Qëllimi i Pozicionit:


    Asistent Supervizor Magazine mbështet Supervizorin e Magazinës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të magazinës, duke siguruar që proceset e pranimit, sistemimit, ruajtjes, përgatitjes dhe daljes së mallrave të realizohen në mënyrë efikase, të saktë dhe sipas procedurave të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    • Mbështet Supervizorin në organizimin dhe koordinimin e punës së ekipit të magazinës.
    • Ndjek në mënyrë aktive proceset e hyrjes, sistemimit, përgatitjes dhe daljes së mallrave.
    • Siguron që mallrat të sistemohen në pozicionet përkatëse dhe sipas standardeve të magazinimit.
    • Kontrollon saktësinë e porosive dhe dokumentacionit shoqërues të mallrave.
    • Bashkëpunon me departamentet Shitje, Logjistikë, Blerje dhe Transport për koordinimin e proceseve.
    • Ndihmon në realizimin dhe kontrollin e inventarëve periodikë dhe evidentimin e diferencave.
    • Identifikon problematikat operative dhe i raporton ato tek Supervizori i Magazinës.
    • Ndjek respektimin e procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës në magazinë.
    • Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail.
    • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
    • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit.
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
    • Mbështet trajnimin dhe orientimin e punonjësve të rinj të magazinës.
    • Kujdeset për organizimin, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të magazinës.
    • Në mungesë të Supervizorit, mbështet vijueshmërinë e aktiviteteve operative të magazinës, sipas delegimit.

    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    • Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh.
    • Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë ose një pozicion të ngjashëm.
    • Eksperienca në retail, distribucion ose magazina me volum të lartë artikujsh përbën avantazh.
    • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
    • Aftësi për të koordinuar dhe orientuar një ekip.
    • Njohuri të mira në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel.
    • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    • Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të lartë pune.
    Çfarë ofron Megatek:
    • Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail.
    • Ambient profesional dhe dinamik pune.
    • Mundësi zhvillimi dhe progresi në karrierë.
    • Trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional.
    • Paketë konkurruese për pozicionin.
    Nëse mendon se ky pozicion përputhet me eksperiencën dhe aftësitë e tua, apliko dhe bëhu pjesë e ekipit MEGATEK!

    Procedura e aplikimit:


    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
    • CV të detajuar
    Email: [email protected]

    Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492​
Working...
X