Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ✈️ RINAS, Duty Free, kërkohet SHITESE ME EKSPERIENCE - Pagë konkurruese në treg + Bonuse mujore + vjetore të larta bazuar në shitje 🛍️

    ✈️ RINAS, Duty Free, kërkohet SHITESE ME EKSPERIENCE - Pagë konkurruese në treg + Bonuse mujore + vjetore të larta bazuar në shitje 🛍️
    Tirane
    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    11 Rinas
    Tipi
    me orar te plote
    turni II
    turni III (i nates)
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Sherbim Klienti | Konsulent
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca
    vetem me eksperience
    Pozicioni i punës:
    Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
    Kompania: Lagardère Travel Retail
    Lokacioni:
    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Rinas)
    Orari:
    Full-Time 40h
    në javë,
    (3 turne me rrotacion ditor - 2 ditë pushim në javë)
    Lagardère Travel Retail
    është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera udhëtimi. Kompania operon në dhjetëra vende të botës dhe menaxhon marka ndërkombëtare në fushën e duty free, modës, ushqimit dhe pijeve, si dhe dyqane të specializuara për udhëtarë.
    Me fokus të veçantë në përvojën e klientit, inovacionin dhe cilësinë e shërbimit, Lagardère Travel Retail synon të krijojë eksperienca të veçanta blerjeje për miliona udhëtarë çdo vit, duke kombinuar marka globale me produkte lokale në çdo treg ku operon.
    Përshkrimi i Punës:
    Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse me eksperience, energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.
    Detyrat kryesore:
    Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
    Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
    Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
    Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
    Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Eksperiencë e mëparshme jo me pak se 2 vite
    në shitje dhe kasiere
    Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
    Njohuri të gjuhës
    angleze B2+/C1
    (gjuha e dytë përbën avantazh)
    Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
    Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik
    Çfarë Ofrojmë
    Kontratë
    me kohë të pa caktuar
    (
    sipas kodit t
    ë punës)
    Pagë konkurruese në treg
    Orari:
    Full-Time 40h
    në javë, 3 turne me rrotacion ditor (2 ditë pushim në javë)
    ,
    22 ditë leje vjetore të paguara
    Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
    Bonuse vjetore bazuar në performance
    Pagesë për ushqimin
    Transport i ofruar nga kompania Tiranë-Rinas / Rinas-Tiranë
    ( vetëm për banuesit në Tiranë)
    Sigurim Shëndetësor (Albsig)
    Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
    Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania
    Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty!
    Mos e humb këtë mundësi për të zhvilluar karrierën tënde në një ambient dinamik, profesional dhe ndërkombëtar.
    Apliko duke dërguar CV-në:
    [email protected]
    Ose na kontakto në WhatsApp:
    +355 69 80 80 033
    Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.
    Apply
    WhatsApp
    Njoftim për Kandidatët – Mbrojtja e të Dhënave Personale
    Për të aplikuar për pozicione të lira pranë Lagardère Travel Retail Albania, ju lutemi të përfshini në CV-në tuaj deklaratën:
    “Autorizoj Lagardère Travel Retail Albania të përpunojë dhe ruajë të dhënat e mia personale të përfshira në këtë CV, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, për qëllime rekrutimi.”
    CV-të që nuk përmbajnë këtë autorizim nuk do të merren në konsideratë.
    Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për procesin e rekrutimit, nuk do të shpërndahen te palë të treta dhe mund të ruhen deri në 6 muaj, në varësi të kohëzgjatjes së pozicionit të hapur dhe nevojave të rekrutimit.
    Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, fshirje ose të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale.
    Për çdo pyetje ose kërkesë, mund të na kontaktoni në:
    [email protected]
Working...
X