Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik i Pergjithshem ne Qender Tregtare, Vlore

    Teknik i Pergjithshem ne Qender Tregtare, Vlore







    NJOFTIM PUNE


    ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


    Pozicioni: Teknik i Përgjithshëm në Qendër Tregtare

    Departmenti: Mirëmbajtje

    Vendndodhja: ‘’Galeria by TEG’’, Vlorë, Albania

    Përshkrim i Pozicionit të Punës:

    Tekniku i përgjithshëm në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike dhe mekanike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjëndjen teknike të sistemeve.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Është përgjegjës për sistemet elektrike dhe mekanike të instaluara në qëndër.
    Kryen proçese pune që lidhen me mirëmbajtjen e përgjithshme të objektit.
    Kryen punime elektrike, mekanike,civile dhe punime speciale sipas nevojave që lindin në objekt.
    Merr pjesë më rregullimin e sistemit CCTV për ambientet e përbashkëta të qëndrës.
    Kryen riparime në fasadën e objekt dhe të gjithë sipërfaqet e tjera të godinës sipas nevojave.
    Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike/mekanike dhe panelet për ndonjë anomali.
    Përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
    Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
    Kontrollon sistemin VRF të instaluar në qëndër.
    Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
    Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
    Përgjegjës për gjithë punët elektrike/elektronike/mekanike dhe civile në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Tekinike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
    Drejton sistemin e ndezjes/fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar.
    Detyra te tjera qe kryhen bashke me ekipin :


    Ti përgjigjet thirrjeve për difekte dhe të ndërmarrë hapat e nevojshmëm per raportim.
    Të kontrollojë gjendjen e derës automatike të ashensorit.
    Të ndezë sistemin e muzikës dhe të sigurohet që muzika luhet në volumin normal.
    Të mbajë shënim të gjithë leximin e energjisë.
    Të kontrollojë gjendjen ekraneve digitale dhe billboardin e qendrës.
    Ti përmbahet preventivit të parashikur dhe miratuar nga supervizori.
    Të mbajë ditarin e ngjarjeve të përditshme.
    Të raportojë gjithë punën te supervizori.
    Kualifikime dhe kompetencat:

    Diplomë kursi apo shkolle profesionale per Teknikë.

    Eksperiencë pune mbi 3 vite në këtë profesion.

    Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit.

    Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup.

    Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë.

    Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

    Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

    Mënyra e aplikimit*:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 07/03/2024 në këtë adresë: [email protected] duke specifikuar në subjekt: “Teknik i Përgjithshëm”.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Qëndra Tregtare TEG,
    km 4, Tiranë, Farkë, Lundër, Tiranë
    [email protected] | www.acrem.al
Working...
X