Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofrohet vend pune financiere

    Kompania jonë kërkon të punësojë një punonjëse të përgjegjshme, të organizuar dhe me eksperiencë, për drejtimin dhe administrimin e zyrës së financës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    * Organizimi dhe mbikëqyrja e të gjitha proceseve të zyrës së financës.
    * Mbajtja dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
    * Përgatitja e raporteve financiare periodike dhe pasqyrave të shpenzimeve dhe të ardhurave.
    * Kontrolli i faturave të shitjes dhe blerjes, si dhe ndjekja e detyrimeve ndaj furnitorëve dhe klientëve.
    * Menaxhimi i arkës, bankave dhe rakordimeve bankare.
    * Përgatitja dhe ndjekja e pagesave, pagave dhe detyrimeve tatimore.
    * Bashkëpunimi me institucionet tatimore dhe institucionet e tjera përkatëse.
    * Koordinimi dhe ndarja e detyrave me stafin e zyrës së financës.
    * Raportimi periodik te drejtuesit e kompanisë.
    Kriteret e kërkuara:
    * Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
    * Eksperiencë pune të paktën 5–8 vjet në financë dhe kontabilitet, preferohet në pozicion drejtues.
    * Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe kontabël në Shqipëri.
    * Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve financiare f5dhe alpha Microsoft Excel.
    * Aftësi organizative, drejtuese dhe analitike.
    * Saktësi, korrektësi, integritet dhe ruajtje të konfidencialitetit.
    * Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar ngarkesën e punës.
    Ofrohet:
    makine e kompanise per tu paraqitur ne pune
    Punësim afatgjatë dhe i qëndrueshëm.
    Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
    Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në adresë
    [email protected]
    whatsap 0682078058
Working...
X