Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jurist

    Jurist






    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

    Kompania kërkon të rekrutojë individë të kualifikuar në pozicionin "JURIST";

    Detyrat dhe Përgjegjësite



    Te kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinon ligjor dhe procesim administrativ, ne te gjitha ceshtjet ligjore pergjate implementimit te kontratave pubilke.


    Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
    Te perfaqesoj shoqerine prane insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor , ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritete shteterore per ceshtje te ckatuar ligjore te projektit perkatese.
    Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi;
    Kryen dhe bashkërendon punë kerkimore, analize, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqërite e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
    Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
    Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit te jete në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar , teknik dhe ligjor;


    Objektivat e Pozicionit



    Menaxhon dhe zhvillon procedurat e prokurimit , duke konceptuar kornizën e mirë te rregullimit të tyre.
    Hulumtim dhe vleresim I faktoreve te ndryshem te riskut qe lidhen me vendime apo operacione te kompanise se brendeshmi apo me autoritetet publike.
    Zhvillon strategjite , politikat dhe procedurat e prokurimit & koncesioneve sipas kerkesave te ligjeve ne fuqi dhe praktikave me te mira nderkombetare.
    Të realizojë rikonceptimin e proceseve që kryehen gjatë funksionimit të strukturës dhe ushtrimit të aktivitetit të saj, duke analizuar situatën ekzistuese dhe duke propozuar zgjidhjet më të mira për ndryshim, dhe në vijim hartimi i procedurave përkatëse që zbatohen nga struktura.
    Te mbledhë të dhënat dhe te analizojë kontekstin e marrëdhënieve që krijohen me shoqerite e bashkpunimit te perkohshem, të një projekti apo organizate, të konceptojë kornizën e mirë rregullimit të këtyre marrëdhënieve në makro si dhe të realizojë konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve të tyre ndërmjet palëve, e deri në finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur të akteve sipas kërkesave detyruese për zbatim.


    Kualifikimet dhe Aftësitë



    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik., dhe të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në këtë fushe.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
    Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
    Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
    Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin per Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin per Licencat dhe Certifikimet.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.
    Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.


    Aplikantët e interesuar të dërgojnë cv-në e tyre në adresën zyrtare të e-mailit: [email protected]

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X