Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres Plazh, ofrohet vend pune Ekonomist-Financier/e

    Njoftim për vend të lirë pune​
    Kompania jonë kërkon të punësojë një Ekonomist/e-Financier/e, për të mbështetur proceset financiare, administrative dhe të përgatitjes së ofertave, si dhe menaxhimin e dokumentacionit të kompanisë.
    Detyrat kryesore​
    Mbledhja, verifikimi dhe organizimi i dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e kompanisë
    Përgatitja, plotësimi dhe administrimi i dokumentacionit për oferta dhe tendera
    Verifikimi i dokumenteve dhe kontratave në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurale
    Postimi, ngarkimi dhe administrimi i dokumenteve në platformat dhe sistemet online
    Përgatitja dhe administrimi i faturave
    Komunikimi dhe organizimi i punës me furnitorët
    Mbështetja e Administratores së kompanisë në çështje dhe procese të ndryshme administrative, financiare dhe dokumentare
    Ndjekja dhe koordinimi i dokumentacionit dhe afateve të ndryshme të punës
    Kërkesat​
    Të paktën
    10 vite eksperiencë pune
    , preferohet në pozicione të ngjashme
    Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Word, Excel dhe Outlook
    Njohuri të mira të gjuhës angleze përbëjnë avantazh
    Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra paralelisht dhe për të respektuar afatet
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin
    Çfarë ofrohet​
    Orar fleksibël pune, nga e hëna në të premte, me përfundim të orarit të punës përpara orës 16:00;
    Trajnim dhe mbështetje në detyrat e përditshme;
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne CV-te e tyre ne
    [email protected]
Working...
X